BFI U Vizitua OH Islamik Reliev dhe Unioni i Imamëve Shqiptarë të Zvicrës

me Xhemal Kraf dhe Kryetarin e Unionit te Imamëve shqiptarë ne Zvicër, Nehat ef. IsmailiKëto ditë, në Bashkësinë Fetare Islame në RM qëndruan për vizitë Kryetari i OH “Islamik Reliev”, z.Tarik Abdun dhe drejtori për Zvicër z.Xhamal Krafes të shoqëruar nga Kryetari i UISHZ h.Nehat ef.Ismaili dhe nënkryetari h.Bekim ef.Alimi.

Përgjatë dy ditëve (10-12 nëntor) mysafirët e lartë gjithnjë të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim ef.Tahiri, patën mundësinë për të vizituar disa nga shkollat të cilat, kohë më parë, falë një bashkëpunimi të ngushtë në mes të Unionit të Imamëve Shqiptrarë të Zvicrës dhe Organizatës Humanitare “Hilal”, u pajisën me mjete shkollore (tavolina, karriga, dërrasa të zeza) të donuara pikërisht nga Organizata Humanitare “Islamik Reliev”. Veç kësaj, mysafirët e respektuar patën rastin të vizitojnë edhe Medresenë Isa Beu si dhe Fakultetin e Shkencave Islame, me ç’rast ngelën të mahnitur nga përpjekjet e njerëzve të BFI-së jo vetëm për t’i mbajtur në funksion këto institucione arsimore fetare islame por edhe për të qenë në hap me aktivitetet bashkëkohore shkollore që zhvillohen në vendet më të avansuara.

Gjithësesi që z.Tarik Abdun dhe z. Xhemal Krafes u pritën edhe nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me nevojat dhe mundësitë për një bashkëpunim edhe më të ngjeshur në të mirë të jetës fetare islame si dhe të muslimanëve të vendit. Ai gjethashtu falenderoi edhe UISHZ në krye me h.Nehat ef.Ismailin për angazhimin e tyre në dobi të atdheut të tyre. Krejt në fund,në shenjë mirënjohje, Reisul Ulema mysafirët i nderoi me nga një pllaketë druri me motive në reliev të xhamive tona që trajtohen si monumente kulturo-historike në vend.


Reisul Ulema me z. Tarik Abdun, menaxher  Islamic Reliev per LondërPara Fakultetit të Shkencave Islame në RM
perfaqësuesit e Islamic Reliev në Veshallë të Tetovës Vizitë Medresesë Isa Beu ne Shkup

Comments are closed.