[:al]Shkup, 16 janar – Një delegacion i udhëhequr nga ish-kryetari i Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherit Kryetar i Këshillit Global për Paqe dhe Tolerancë, He. Ahmed Aljarwar, ka vizituar Bashkësinë Fetare Islame ku është pritur nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Mysafirët arabë patën rastin të informohen në hollësi nga efendi Rexhepi mbi organizimin e jetës fetare në RM si dhe mbi funksionimin e organeve dhe të institucioneve të BFI-së, por edhe mbi problemet e ndruarnduashme me të cilat ballafaqohet popullata myslimane por edhe mbarë shoqëria jonë.
Mysafirët e lartë ngelën shumë të kënaqur nga mënyra e organizimit dhe të funksionimit të jetës fetare islame në vend si dhe nga aktivitetet e ndryshme që ndërmerren drejt avansimit të kësaj jete fetare. Veç kësaj një vëmendje e veçantë i është kushtuar projektit si dhe angazhimit të gjithanshëm të BFI-së në luftë kundër radikalizmave fetare si dhe në përforcimin e paqes dhe të mirëqenies si domosdoshmëri për qytetarët në vend, në rajon dhe anekënd botës.
Në fund, të dy palët janë dakorduar që të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në mes të BFI në RM dhe Këshillit Global për Paqe dhe Tolerancë.
[maxgallery id=”8284″][:]
Comments are closed.