Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të R.M, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i përbërë nga Dr. Malik Shah, drejtor i sektorit për bursa dhe Adil Sindi, përgjegjës për bursa studentore për Maqedoninë.
Kreu i BFI-së, ef. Rexhepi ua prezentoi letërnjoftimin e BFI-së si dhe veprimtarinë e saj. Gjithashtu e njoftoi edhe me aktivitetet që po bënë BFI në zhvillimin e jetës fetare, duke nënvizuar kapacitet e BFI-së që posedon në aspektin e kuadrove fetare, me zgjerimin e Medreseja Isa Beu në disa qytete me paralele të reja si dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ecurinë fondit të vakufit studentor të themeluar nga BFI dhe për studentët që marrin bursë, gjë e cila bëhet në bashkëpunim me BIZH. Në anën tjetër edhe delegacioni nga BIZH përshëndetën Reis ul Ulemanë për takimin e realizuar si dhe për sukseset e arritura në veprimtarinë institucionale. Delegacioni nga BIZH gjithashtu u takua me një numër të konsiderueshëm të studentëve të cilët tani më kanë kryer studimet, si dhe me studentët që tani akoma janë në ndjekje të studimeve e që marrin bursë nga fondi i vakufit studentor.
Comments are closed.