BFI siguron 4 tabela smart për FSHI

83

 

 

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siguroi donator për katër tabela smart për nevojat e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Gjegjësisht, të hënën, më 01 Mars 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Dr. Shaban ef. Sulejmani, Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë pranë Rijasetit të BFI Jusuf ef. Zimeri dhe anëtarë tjerë të Rijasetit, Kryetari i Parlamentit Studentor dhe studentë të FSHI, bënë pranim dorëzimin e tabelave, nga Islam ef. Cakaj – Drejtor i Shoqatës “Qëndresa Kosovare” si dhe Mr. Samir Saliun – Zëvendësdrejtor i Shoqatës dhe aktivist i shquar.

Mysafirët e nderuar nga Kosova prezantuan në takim për ta uruar Reisul Ulemanë me rastin e zgjedhjes së tij në Krye të BFI të RMV dhe i dëshiruan shëndet dhe sukses në udhëheqjen e institucionit fetar Islam.

Reisul Ulema nga ana e tij, u falënderua për këtë donacion dhe i mirëpriti mysafirët, të cilët i njoftoi edhe me rrjedhën e punëve në BFI dhe planet për të ardhmen e institucionit. Mysafirët, nga ana e tyre, e njoftuan Reis Ulemanë me punën e tyre dhe i ofruan mbështetje dhe bashkëpunim për të mirën e besimtarëve të vendit.