BFI siguroi transport falas për refugjatët

Bashkësia Fetare Islame më në fund arriti objektivin e saj për sigurimin e transportit falas për refugjatët e Lindjes së Mesme, nëpërmjet Organizatës Humanitare hilal, e cila funksionon në kuadër të BFI-së. Gjegjësisht, ditën e Diel, më datë 18.10.2015 nisi edhe autobusi i parë i cili transporton refugjatët pa pagesë.
Javë më parë, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në shoqërinë e stafit të tij, bashkë me Kryetarin e OH Hilal Mustafa ef. Dauti, gjatë një vizite në kampin e refugjatëve në qytetin e Gjevgjelisë, deklaroi se Bashkësia Fetare Islame, përveç aktiviteteve humanitare siç janë shpërndarja e ushqimeve, pijeve freskuese dhe materialeve higjienike, po bën çmos që të siguron edhe transportin falas për refugjatët.
Ky premtim, u realizua me mundime të mëdha dhe peripeci, duke hasur në shumë obstruksione, nga ana e “sherifëve” lokalë, të cilët në të gjitha format e mundshme u përpoqën që të pengojnë transportin falas për refugjatët. Por falë vendosmërisë dhe pathyeshmërisë së stafit të OH Hilal, autobusi i parë me refugjatë e lëshoi kampin dhe u nis për në pikën kufitare të Tabanocit prej ku do të vazhdojë rrugëtimi i refugjatëve.
Nga OH Hilal njoftojnë se në momentet kritike, kur autobusi ndaloi në afërsi të kampit, u mblodhën taksistët e egër dhe shoferët e autobusëve, të cilët për shërbimet e tyre u marrin shumëfish më tepër refugjatëve. Për ta mbrojtur këtë lloj biznesi të pandershëm, ata duke përdorur kërcënimet dhe të gjitha format e shantazheve, u përpoqën që të mos lejojnë askënd të futet në autobus. Por sapo refugjatët e kuptuan se bëhet fjalë për autobusin e Bashkësisë Fetare Islame i cili u ofron transport falas, u rreshtuan në mes të taksistëve dhe punëtorëve të OH Hilal të cilët operojnë 24 orë në ditë në këtë kamp dhe krijuan një murr të gjallë. Më pas të gjithë, që kishin mbi një javë që prisnin për transport, u futën dhe autobus dhe vazhduan rrugëtimin e tyre.
Duke i parë mundimet e refugjatëve që kalojnë nëpër vendin tonë dhe tendencën e disa individëve të pa ndërgjegjshëm që të përfitojnë nga këta njerëz që kanë nevojë për ndihmë, si dhe rritjen disa herë të çmimeve të transportit me tren, me taksi dhe me autobus, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi organizoi operativën e BFI-së dhe OH Hilal që, përveç ndihmave tjera siç janë ushqimet dhe pijet freskuese, të sigurojnë edhe transportin falas për këta nevojtarë. Pas peripecive disa javore për të marrë lejen për transport, ajo u morr me ç’rast edhe filloi transporti falas i shumë pritur, i cili do të vazhdojë çdo ditë, derisa të ketë nevojë.
Nga ana tjetër, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, deklaroi se: “Sigurimi i mjeteve të transporti dhe organizimi për këtë aktivitet humanitare është realizuar nën patronatin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili që ditët e para të krizës, ka treguar një interes të jashtëzakonshëm, për dhënien ndihmë të këtyre njerëzve”.

hhhh hhhhhhh hilal hilalll

Comments are closed.