BFI shpërndau mishë kurbani për 1200 familje

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame në lokalet e Medresesë Isa Beu vazhdoi me aksionin e rradhës duke bërë shpërndarje nga mishi i kurbanëve për 1200 familjet të tjera të varfëra dhe skamnore.

 

Prof. Ibrahim Idrizi, drejtor në Medresenë e Isa Beut, në emër të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi para mediave të shkruara dhe elektronike falënderoi të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe diasporë të cilët përmes sakrificës iu përgjigjën thirrjeve të Allahut që gjatë festës së Kurban Bajramit të gjithë ata që kanë mundësi le të therrin kurban. Njëherit kjo festë karakterizohet me sakrificën që bëjnë myslimanët në emër të Allahut, por gjithsesi duke respektuar parimet fundamentale islame.

Ai shprehi falënderime të veçanta dhe mirënjohje besimtarëve për vetëdijen e lartë dhe kujdesin që kanë treguar për sakrificën e tyre në emër të Allahut të cilën ia kanë dedikuar shkollës fetare islame Medresesë Isa Beu, e cila vatër e dijes funksionon dhe mbijeton vetëm nga dora e ndershme dhe shpirti bujar i myslimanëve të këtij nënqielli. Dhurimi i kurbanëve të tyre gjithashtu ka të bëjë me vazhdimin e zhvillimit të edukimit të brezave të rinjë dhe perspektivës tonë. Besimtarët tanë tani më janë të vetëdijshëm se institucionet qeveritare dhe politika antiislame e këtij shteti, jo që nuk ndihmon këto institucione edukativo-arsimore të BFI, por ata tentojnë që edhe më tej të pengojnë edukimin, shkollimin dhe arsimimin e ardhmërisë tonë. Këto instuitucione edukativo-arsimore janë rezistenca e pathyshme e popullit dhe fesë tonë, andaj kuadrot që dalin nga këto vatra janë shërbëtor të popullit dhe të gjithë asaj që e lidhin jetën fetare dhe myslimanin.

Prof. Idrizi përmes deklaratës së tij bëri të ditur se e gjithë teprica e mishit të kurbanëve të dhururar për nevojat e Medresesë Isa Beu u shpërndahet familjeve të varfura dhe gjithë atyre që kanë nevojë për dorën e sinqertë të myslimanëve. Sot, Ne shpërndamë mishë kurbani për 1200 familje myslimane të cilët nuk kanë se çfarë të shtrojnë në sofrat e tyre, por mbi të gjitha as që kanë se çfarë t’u shtojnë fëmijëve të tyre. Shfrytëzoj rastin që mbarë atyre që kanë dhururar kurbanë për Medresenë Isa Beu të lus Allahun e Plotfuqishëm që t’i shpërblen me dhunëtit e Tij më madhështore që i posedon në thesarin e Tij të pashtershëm.

Still1021_00000 Still1021_00002 Still1021_00004

Comments are closed.