BFI shpërndau mish Kurbani për familje të varfura

55Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me organizatën humanitare “Hilal” gjatë ditëve të festës të Kurban Bajramit, shpërndau mish kurbani për familjet të varfëra dhe me nevoja të shumta.

Dekani i FSHI-së, D-r. Fahrudin Ebibi, në emër të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe OH Hilal para mediave falënderoi të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe diasporë të cilët përmes sakrificës iu përgjigjën porosive hyjnore për të therë kurban, por gjithashtu edhe apeleve të BFI që të kenë kujdes me nijetet dhe kurbanët e tyre që të mos manipulohen nga shoqata dhe organizata të ndryshme. Ai shprehi mirënjohje për veprën e tyre madhështore dhe për vetëdijen që kanë besimtarët në drejtim për të ndihmuar Medresenë Isa Beu, si dhe në tërësi institucionet edukativo-arsimore të BFI-së. Ebibi bëri të ditur se pjesa tjetër e gjithë asaj që tepron nga nevojat e kësaj shkolle u ndahet të varfërve dhe gjithë atyre që janë të rezikuar nga kriza socio-ekonomike. Ai luti Allahun Plotfuqishëm që dhuruesve të kurbanëve t’i shpërblen dhe të gjithë atyre që për festën e Kurban Bajramit kanë therrur Kurban dhasht Zoti që sakrificën dhe veprën humane tua pranon.

Ai ka shtuar se: ” Nga viti në vitë po rritet numri i dhuruesve të kurbanëve në BFI gjë e cila tregon vetëdijen e lartë të pjestarëve të islamit për zhvillimin e nivelit të arsimit të të rinjëve dhe të rejave në trojet tona, të cilët në të ardhmen do të jenë predikues të Islamit dhe shërbëtor të fesë dhe fjalës së Allahut”- shtoi Ebibi.

Me këtë rast do të theksojmë se u ndanë mishë të kurbanëve të dhuruar edhe për shoqatat si: Shpresa- Shoqata për të hendikepuar, shoqatës së invalidëve pranë Komunës së Çairit, Organizatës për të drejtat dhe liritë e njeriut nga Kumanova të cilëve u është ndarë mish kurbani për familjet e dëshmorëve, sasi e mishit u nda për të varurit në Kavadarci, si dhe mbi 500 familjeve të evidentuara tek OH Hilal.

10 11 22 33 44 55 66 77 88 99

Comments are closed.