BFI shpërndan ndihma në Kavadar

BFI shpërndan ndihma në Kavadar

Më 4 maj, 2020, OH “Hilal” e BFI-së, ka shpërndarë ndihma në qytetin e Kavadarit dhe me rrethinë. Nga kryetari mr. Mustafa Dauti, ndihmat i ka pranuar h. Ahmet ef. Fazliov, myteveli i Xhamisë së Kavadarit.

Me këtë rast kryetari i OH “Hilal” ka thënë se shoqata e BFI të RMV ka parasysh të gjithë besimtarët dhe të gjithë qytetarët e vendit pa bërë dallime. Kjo është moto e organizatës sonë, e BFI-së dhe e kreut të saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef Rexhepi, ka thënë ai.

Myteveliu Fazliov u falënderua për dorën e zgjatur të institucionit islam në këtë pjesë të RMV, aq më tepër kur ajo vjen në muajin e bekuar të Ramazanit.

“Hilal” vazhdon aktivitetin e vet më tej, edhe në vise të tjera të vendit.

Comments are closed.