Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shoqërinë e Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme), të mërkurën më 07.04.2021, pritën në një takim pune Prof. Dr. Nexhat Korajliç – Drejtor i Qendrës për të drejtat njerëzore në Universitetin e Sarajevës dhe Doc. Dr. Armin Karzhaliç profesor në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, me të cilët u diskutua rreth masave dhe aktiviteteve që i ka ndërmarë Bashkësia Fetare Islame në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Fillimisht Reisul Ulema i njoftoi profesorët e universitetit të Sarajevës me projektet dhe aktivitet e vazhdueshme që Bashkësia Fetare Islame i ka ndërmare në parandalimin e këtij fenomeni, i cili pas fillimit të luftrave në Siri dhe Lindjen e Mesme në pëtgjithësi, e kaploi edhe vendin tonë. Parandalimi i bashkangjitjes së rinisë tonë në vatrat e luftës ishte një sfidë e vërtetë për BFI, e cila edhe pse me ndërlikime të ndryshme, e kreu me sukses këtë punë, duke i aktivizuar të gjitha objektet fetare dhe punonjësit fetare të jenë në shërbim të paqes dhe respektimit të jetës, kundër dhunës dhe luftërave të pakuptimta vëllavrasëse. Ai gjithashtu foli edhe për sfidat që e presin BFI me të kthyerit e këtyre vatrave, gjë që paraqet një problem në vete, ku domosdo duhet të përfshihet edhe BFI, e cila është pjesë e trupit koordinues dhe Komitetit Nacional në rang të Republikës.
Mysafirët e nderuar nga Sarajeva, përçuan edhe eksperiencën e tyre në këtë fushë si dhe e falënderuan Reisul Ulemanë për pritjen e ngrohtë dhe vlerësuan lartë angazhimin e Bashkësisë Fetare Islame në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Comments are closed.