[:al]BFI-së i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike[:]

[:al]Dje, në Fakultetin Juridik të UEJL-it, në lënden E Drejta Penale, para komisionit treanëtarësh në përbërje të prof.dr. Besa Arifi – kryetare e komisioni, prof. Ismail Zeneli – antar dhe prof.dr. Jeton Shasivari – mentor, kandidati Muzemil Osmani, shef i kabinetit të Reisul Ulemasë së BFI në RM, mbrojti me sukses temën e magjistraturës me titull: MBROJTJA E NEVOJSHME DHE NEVOJA EKSTREME NË TË DREJTËN PENALE ISLAME DHE NË TË DREJTËN PENALE POZITIVE. Mentori Prof. dr. Shasivari gjatë prezantimit të temës në fjalë e vlerësoi lart si punim shkencor, duke nënvizuar se është tërhequr një paralele studiuese në të drejtën penale dhe në Sheriat mbi problemin e mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës ekstreme. Ndryshe, studimi në fjalë, është një studim komparativ i këtij institcioni mes legjslaturës islame dhe asaj pozitive, me theks të veçantë tek legjislacioni i Republikës së Maqedonisë. Nxjerrja në pah e të gjitha anëve dhe dimensioneve të këtij institucioni dhe krahasimi i formave të zgjedhura nga të dy legjilacionet mëton si dhe hedh idenë por dhe sugjerime që do të mund të shfrytëzoheshin në të ardhmen në hartimin e ligjeve të reja që do të normatizonin këtë çështje në kuadër të ligjeve të RM-së. Veç të tjerash ky studim është një pamje e qartë e qasjes së Sheriatit islam ndaj këtij institucioni, njohja e së cilit është të paktën obligim moral i juristëve shqiptarë që i takojnë konfesionit islam, në mos për gjë tjetër, atëherë të paktën për ta njohur kulturën e pasur juridike të Islamit. Të punësuarit në BFI, miqtë dhe shokët mr. Muzemil Osmanit i urojnë suksese të mëtutjeshme në lëvrimin shkencor në kuadër të lëmisë së jurisprudencës së përgjithshme dhe të asaj islame.[:]

Comments are closed.