BFI, rojtare e trashëgimisë kulturore islame

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua një takim mes kreut të saj, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadorit turk në Shkup, z. Gurol Sokmensuer.
Takimi u bë me kërkesë të z. Sokmensuer,  me të cilën përfaqësi diplomatike BFI gjithmonë ka pasur dhe ka marrëdhënie të mira.
Por, njerëz të ngarkuar me bagazhe të ndryshme, duke i parë raportet e mira dhe të shëndosha në relacionin BFI-Ambasada dhe Dijaneti i Turqisë, për shkaqe xhelozie kanë dezinformuar, kështu që ambasadori turk në BFI u njoh hollësisht me realitetin. Biseda ishte se kinse BFI, përkatësisht Myftinia e Strugës, dëshiron të rrënojë Xhaminë e Mustafa Çelebiut dhe së bashku me të t’i zhduk të gjitha gjurmët kulturore-islame rreth atij objekti,  sikurse që është Tyrbja e tarikatit Halvetij.
I nderuari ambasador pasi që u informua se BFI është rojtare e pakompromis në ruajtjen e trashëgimisë kulturore osmane në këto troje, ef. Rexhepi theksoi se nuk ia lejuam askujt që ato vlera t’i prek ose t’i nëpërkëmb e që nënkupton se nuk mundet ajo vetë t’i nëpërkëmb këto vlera. Nga ana tjetër,  kreu i BFI-së pasi që e drejtinformoi ambasadorin për shumë punë dhe çështje që ka nevojë përfaqësia diplomatike turke të dijë, njëherit kërkoi nga ekselenca e tij bashkëpunim të mirëfillt dhe ndihmë që duhet të ushtrojë Turqia dhe institucionet e saj për ruajtjen e vlerave kulturore osmane në këtë nënqiell, e sidomos me theks të veçantë kërkoi nga ambasadori që ai të kërkojë angazhim më efektiv nga organet e R. Turqisë në lidhje me Jeni-Xhaminë në Manastir, Çarshi-Xhaminë në Prilep, Orta -Xhaminë në Strumicë dhe Burmali-Xhaminë në Shkup.
Ambasadori, z. Sokmensuer,  falënderoi Reis ul Ulemanë dhe njëherit premtoi ndihmën e parezervë në të gjitha kërkesat e BFI-së që ka në organet e pushtetit në RM dhe tha që Amabsada turke në Shkup ka një respekt të veçantë ndaj BFI-së, ndërsa interesat e skrupullta individuale që dalin nga “x” persona duke i plasuar gënjeshtrat e fabrikuara qoftë me gojë apo me shkrim, nuk kanë kurrfarë peshe dhe këto, nëse ndodhin, do t’jua dedikojmë juve për verifikim dhe kompetencë.
Ky takim mes Reis-ul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe amabsadorit turk, z. Sokmensuer,  ishte jashtëzakonisht konstruktiv dhe me relevancë për të dyja palët.

1 2 3

Comments are closed.