BFI promovon librin “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

22Po të mos egzistonin atdheu dhe kombi nuk do të kishim as fe, rezimuan të pranishmit në promovimin e tre librave si: “Kontributi i prijësve mysliman në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, “Kontributi i Ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare ” dhe “100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar”- përmbledhje aktivitetesh nga BFI me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe flamurit shqiptar botime të cilat dolën në dritë si rrjedhoj e Konferencës dhe Simpoziumit Shkencore të mbajtur vitin e kaluar në Tiranë dhe Shkup.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28 Nëntor 2013 organizoi promovimin e librit të konferencës dhe simpoziumit shkencore mbarëshqiptare të mbajtur në Tiranë dhe Shkup, pjesëmarrës në këtë promovim ishin kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, Sekretari i BFI, H. Afrime f. Tahiri, Kryetari i Kuvendit të BFI, Myftitë e Myftinive të BFI, Dekani i FSHI, Drejtori i Medresesë Isa Beu, personalitete të shquara, profesor, student media përfaqësues nga sektori civil, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman Ef. Rexhepi shprehi se: “Karavani i përmbledhjes së punimeve, që filloi në Tiranë, vazhdoi në Prishtinë sot është ndalur në Shkupin e dardanisë, në të kaluarën kryeqytet i vilajetit të Kosovës, për të promovuar një sërë korpus punimesh historike dhe akademike që sjellin personalitetin dhe kontributin e heronjëve tanë kombëtar, dijetarëve tanë islam në krye me plakun Ismail Qemal bej Vlorën, Haxhi Vebi Dibrën dhe shumë të tjerë.

Sot shohim dritën e botimit material arkivore të panjohura deri më sot të cilat bëjnë që të ruhen dhe të mbahen të freskëta dëshmi për rolin e ulemave theksuan përfaqësuesit e komunitetit dhe bashkësisë myslimane nga Shqipëria dhe Kosova.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga theksoi : “ Duke i analizuar vetëm titujt e këtyre referateve pa hyrë në përmbajtje duket qartë

preokupimi, përpjekja, sakrifica dhe vetëmohimi i baballarëve të kombit për një atdhe të tyre të bukur, të plot dhe për një komb shqiptar të vëllazëruar.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi theksoi se: “ Ndriçuam rolin e tyre në profile të veçantë të ulemave shqiptarë të cilët me veprat e tyre dëshmuan si prijës bën buj dhe bëm emër në histori. Është kënaqësi të flasësh për ulemat gjegjësisht dijetarët tanë që na ndriçuan rrugën tonë.”

Në vazhdim të programit të promovimit të titujve shkencor, moderatori i këtij solemniteti, Abaz Islami në mënyrë të shkurtër para opinionit shpalosi përmbajtjen e librit: “ 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar”- përmbledhje aktivitetesh nga BFI me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë potencoi se, “ BFI me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe flamurit shqiptar morri pjesë në konferenca, simpoziume, manifestime, akademi solemne, në të njejtën kohë ishte orgazues i një simpoziumi shkencor ku i kushtoi kujdes ulemave të këtyre anëve të cilët kishin dhënë mund dhe kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, andaj përmes organizimit në fjalë u zbardhën veprat e shumë ulemave. Shikuar historikisht, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë gjithmonë ka treguar përkujdesjen e vet në të gjitha segmentet e jetës, duke dhënë kontributin e saj në ngritjen e vetëdijes fetaro-kombëtare së shoqërisë sonë, e cila ndër vite, ka vuajtur nga sistemet e ndryshme si dhe pushtetarë tiranë e shpirtëligë. Kur janë në pyetje çështjet madhore fetaro-kombëtare, ndihma dhe kontributi i saj nuk kufizohet në kufitë shtetëror administrativ. Ende i kemi të freskta ngjarjet konfliktuoze dhe luftërat në rajon, që ndodhën në dekadën e parë të tranzicionit, ku popullata muslimane, respektivisht shqiptarët, ishin viktimë e agresorëve të ndryshëm. I tërë sistemimi i refugjatëve nga Bosna dhe Kosova u bë nënorganizimin dhe menaxhimin e BFI-së, sistemim ky, që habiti opinion ndërkombëtar. BFI duke u bazuar në urdhërin kuranor që ka të bëjë me mësimin, gjatë veprimit të saj preokupim kryesor ka arsimimin dhe shkollimin e brezave të ri

Islami dhe edukimi lidhen ngusht me ndjenjën kombëtare kjo dëshmohet edhe përmes fakteve burimore thanë me këtë rast edhe referentët e botimeve albanologu Asllan Hamiti dhe historiani Qerim Lita.

Prof. dr. Asllan Hamiti- Profesor Universitar në prezentimin e tij rreth librit “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” veçoi se: “ Islami dhe edukimi trajtohen ngusht me ndjenjën kombëtare të shqiptare, me vetëdijësimin e tyre, prijësit e besimit mysliman, të krishtes dhe ortodoks gjithë një u janë drejtuar dhe u drejtohen për të përcjell mesazhin ndaj paqës, mëshirës, respektit të ndërsjell, mirëkuptimit tolerancës si dhe dashurin ndaj Allahut, atdheut, kombit dhe gjithë njerëzimit.”

Mr. Qerim Lita-Historian, zv. Drejtor në arkivin shtetëror të Maqedonisë në prezentimin e tij lidhur me botimin “Kontributi i Ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare ” potencoi se: “ Përmes fakteve burimore ,ofrohen të dhëna të pakontestueshme për rolin dhee kontributin e jashtëzakonshëm të prijësve shqiptar.Roli I tyre erdhi në shprehje pas vitit 1912, kur këto vise u pushtuan nga okupatori sërb, ishin pikërisht hoxhallarët të cilët iu kundërvun planit dhe programit antishqiptare të hartuar nga ky pushtues.”

Në fjalën e tij përmbyllëse Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri vlerësoi punë e bërë nga Bahkësitë Islame të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehi dëshir që ajo të vazhdoj edhe më tej në të gjitha sferat me intenzitet edhe më të lartë, a njëherit botimi i këtyre dy veprave paraqesin vlera kapitale për shoqërinë tonë, por duke bërë thirrje që në simpoziumin e ardhshëm të kyçen edhe më tepër hulumtues dhe shkencëtar që të zbardhin veprën e madhe të ulemave islame, me çrast duke uruar festën kombëtare të 28 nëntorit në emrin e Reis ul Ulemasë, në ermin e tij personal dhe në emrin e BFI përmbylli paraqitjen e tij para të pranishmive. Në fund u shtrua edhe një koktej nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Islame për pjesëmarrësit në këtë eviniment.

Botuesi i veprave në fjalë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u ndau nga një vëllim të pranishmëve në promovim dhe mbarë studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame.

 

11  33 44 55
librat BFIftesa final.cdr

Comments are closed.