BFI PREZENTE NË MANIFESTIMIN E DITËS SË EVROPËS

Kontinenti i vjetër e feston 9 majin – Dita e Evropës, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Evropë, përkatësisht formim të Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik.
Çdo vit, institucionet e BE-së e festojnë këtë ditë përmes organizimit të një spektri të gjerë aktivitetesh: udhëtime, debate, konferenca, evenimente kulturore, përmes të cilave merren më shumë informata për Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij.
Gjatë këtij muaji, institucionet evropiane në Bruksel dhe Strasburg i hapin dyert e tyre për opinionin, ndërsa zyrat lokale të BE-së në vendet tjera nëpër Evropë dhe botë, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kështu që, për nder të Ditës së Evropën, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ekselenca e Tij David Geer, në rezidencën e tij organizoi një koktej ku ishin prezent figurat eminente të jetës, politike, publike dhe diplomatike që veprojnë në vendin tonë.
Në këtë manifestim ishte edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Fetare Islame, Mr. Mustafa Dauti, Drejtor i sektorit për marrëdhënie me jashtë në Rijasetin e BFI, i cili i përcolli përshëndetjet e përzemërta Ambasadorit Geer, në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe të tërë Bashkësisë Fetare Islame të RMV.
Njëkohësisht, 9 Maj është dita kur festohet edhe fitorja ndaj fashizmit, gjë që, gjithashtu, do të shënohet me seri ngjarjesh nëpër vendet evropiane.

Comments are closed.