BFI predikon bashëkjetesë, tolerancë dhe mirëkuptimin për të gjithë qytetarët

Ambasadori i Spanjës viziton BFI-në.  Ambasadori i ri i Spanjës Fernando de Galainena kërkoi takim me Kryetarin e BFI-së dhe të dëshmon se bashkëpunimi në mes BFI-së dhe Ambasadës së Spanjës do të vazhdon edhe më tej.

 

I njejti ka njohuri mbi Islamin si fe dhe kulturë, ngase vjen nga shteti ku ka qenë vend i kulturës Islame, Andalusia gjegjësisht nga qyteti i Kordobës. Nga i cili vend është bart edhe civilizimi në Evrop, kështu edhe sot e kësaj dite ruhet me fanatizëm dhe devotshmëri të plotë trashigimia kulturore dhe qytetëruese e civilizimit islam. Në Spanjë ka më tepër se 1.5 milion musliman por janë të përkatësive multietnike, ndërsa vendas autokton në krahasim me lagjet muslimane të ardhur  është shumë i vogël, andaj edhe na mungon institucioni reprezentativ për gjithë muslimanët e Spanjës.

spanj-reis

z. Ambasador pohon se ka mbi 500 grupacione dhe çdo grupacion pretendon që të jetë përfaqësues i muslimanëve dhe islamit në Spanjë, e kështu që ka mospajtim në mes tyre, por të gjitha rendi i përgjithshëm spanjoll i kontrollon.
Nga Reis ul Ulema , H. Sulejman ef. Rexhepi, ambasadorit të ri të Spanjës iu bë një prezantim i institucionit që quhet Bashkësi Fetare Islame, për sturkturën  e saj organizative, për statusin juridik të BFI në R.M, për autoktoninë e popullit musliman të këtij vendi, dhe pikërisht rruajtja unikate dhe unitare e BFI dhe përfaqësimi i saj multinacional.
Ambasadori Spanjoll gjithashtu u informua nga Reis ul Ulema se BFI e R.M është një institucion që predikon Islamin në mënyrë autonome dhe autentike të vendit, vepron mbipolitik dhe mbipartiak, predikon bashëkjetesën, tolerancën, paqën dhe mirëkuptimin për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet të përbashkët. Që ky realitet e brengos BFI dhe kryetarin që nuk është dominues në Kishën Ortodokse Maqedonase( KOM), i cili krejtësisht është i instrumentalizuar nga pushteti aktual dhe politika ditore. Megjithëse, Ne si BFI me fanatizëm bëjmë përpjkeje të kultivojmë marrdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfetare, nga ana e politikës ditore dhe KOM shpesh herë na paraqiten edhe probleme që bartin me vete edhe dhunë.
Ambasadori i ri i Spanjës Fernando de Galainena në fund premtoi se do të vazhdoj bashkëpunimi me BFI sidomos në fushën e trashigimisë kulturore me aktivitete të ndryshme. Anjëherit edhe ndërimin e vizitave me përfaqësues të muslimanëve nga Maqedonia dhe Spanja.
01.03.2011, BFI-Shkup

Comments are closed.