BFI PRANË FAMILJEVE QË HUMBËN MË TË DASHURIT E TYRE

Me të gjitha nderimet shtetërore, të premten më 03.12.2021, në aeroportin e Shkupit u pritën trupat e pa jetë të aksidentuarve me datën 23 nëntor në Republikën e Bullgarisë.
Në këtë atmosferë pikëllimi dhe mërzie, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me Myftiun e Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiun e Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi dhe Sekretarin Gjeneral të BFI H. Irsal ef. Jakupi të shoqëruar nga shumë hoxhallarë e Drejtorë të Sektorëve të ndryshëm të Rijasetit, ishim pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre, për të kryer obligimin e fundit, për të vazhduar drejt varrimit të të ndjerëve që ndërruan jetë në aksident tragjik, me Caktimin e Allahut Fuqiplotë.
Pas pranimit të xhenazeve nga Aeroporti i Shkupit, Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me përfaqësuesit e Rijasetit të BFI, myftinjtë dhe referentët e myftinjve përkatëse, hoxhallarë e hafëzllarë, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, prezantuan në ceremoninë e varrimit në Studeniçan e Moranë, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta e më shpirtërore, për baballarët dhe për nënat e tyre, për miqtë dhe për shokët e tyre, që Allahu Fuqiplotë t’ju jep sabër dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.
Poashtu në të gjitha myftinitë e vendit, u zhvilluan ceremoni mortore për të ndjerët nga qytetet e ndryshme të vendit, ndërsa në të gjitha xhamitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bënë lutje që Allahu i Madhërishëm, në këtë ditë xhumaje tua falën xhenetin merhumëve ndërsa familjeve dhe të afërmve të tyre tu a shtojë durimin.

Comments are closed.