Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim dhe Ministrin e Vakfit të Kuvajtit nga 4 deri më 5 prill organizon seminar ndërkombëtarë për vakëfin, me temë: “Menaxhimi me vakëfin, investimet dhe sfidat” i cili ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e një lidershipi të ri të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të rendit të ri botëror në nivele nacionale, rajonale, evropiane dhe globale për sa i përket mënyrës se re të menaxhimit me pronën vakëfin të Bashkësive Fetare Islame në Evropën Juglindore.
Në hapjen solemne të këtij seminari morri pjesë Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, anetarë të Rijasetit, nga Banka Islame për Zhvillim merr pjesë Dr. Abdulkader Shashi, nga Ministria e Vakfit të Kuvejtit, Salim Sumej-ji, atesheu për ç
ështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup, Sejfetin Ersoy,përfaqësues nga Bashkësitë Islame të Shqipërisë, Kosovës, Turqisë dhe Bosnjës, profesor, student, etj.
Në fjalën e tij të rastit Reisul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në seminarin për vakëfet tha:
“Me themelimin e shtetit Islam, pas migrimit të Muhamedit a.s, njëri ndër institucionet më kryesore ishte ai i vakfit, përvojë të cilën e kemi marrë nga vepra dhe jeta e Muhamedit a.s, nga zhvillimi, ngritja dhe ecuria e shtetit Islam. Institucioni i Vakfit në shoqërinë myslimane zanafillën e vet e ka nga koha e Muhamedit a.s, që paraqet vepër të bereqetshme dhe të pashtershme të këtij ummeti të ndershëm.” Ai më tej shtoi se: “ Zhvillimi i jetës islame në këto hapsira të Ballkanit është mbi gjashtë shekuj, ku shumë të qartë i kemi peripecitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar myslimanët e këtyre anëve. Mbijetesa e Islamit fillimisht është nga ndihma që kemi pasur nga Allahu Fuqiplotë që përforcoi zemrat e myslimanëve, ndërsa këta u bënë ballë stuhive të furishme që vinin palë palë nga dhuna e egër politiko-ekonomike. Islami dhe muslimanët popujve të Ballkanit dhe në tërësi këtij gadishulli i dhuruan shumë pozitivitete në të gjitha aspektet si ato morale, kulturore, ekonomike, etj.”
Fjalë përshëndetëse në hapjen solemne të këtij forumi kishte edhe përfaqësuesi i Bankës Islame për Zhvillim, Dr. Abdulkadër Shashi i cili para të pranishmive përshëndeti këtë organizim dhe përgëzoi BFI që jep kontribut të veçant institucionit të vakëfit. Salim Sumejji, përfaqësues nga Sekretariati I Ministrisë së Vakfit të Kuvejtit në fjalën e tij përshëndetëse uroi BFI për bashkëpunimin që ka me BIZH dhe Ministrin e Vkafit të Kuvejtit duke përkujtuar se krijimi dhe menaxhimi i vakëfeve është tejet i
rëndësishëm për ummetin tonë, duke potencuar se organizimet në këtë drejtim ndihmojnë në përgatitjen e kuadrove të reja për të menaxhuar me vakëfin dhe kultivuar këtë institucion. Në këtë seminar marrinpjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Bosnja si dhe përfaqësues nga MYftinitë e BFI.
Comments are closed.