[:al]BFI organizoi Mevlud qendror në Xhaminë e Nerezit[:]

[:al]Për nder të Ditës së lindjes së të Dërguarit të Allahut xh.sh., Pejgamberit a.s., Bashkësia Fetare Islamë në RM, në bashkëpunim me këshillin e Xhamisë së Nerezit, kanë organizuar manifestimin tradicioal, Mevludi 2017.
Në këtë manifestim të mbajtur nën patronatin e Reisul Ulemasë H. Sulejman. Ef. Rexhepit, morën pjesë një numër i madh xhematesh, imamë e bashkëpunëtorë të Reisit si dhe drejtues të shumtë organeve të BFI në RM.
Në fjalimin e vet të rastit, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka folur mbi peshën e festimit të kësaj Dite në të cilën u lind drita e njerëzimit, u lind ndarësi i drejtësisë, shembulli se si mund të përsoset morali njerëzor.
Me këtë rast, efendi Rexhepi nënvizoi se ne sot e përkujtojmë personalitetin e paarritshëm të Muhamedit a.s. me qëllim që të motivohemi gjithnjë e më shumë për ta fisnikëruar veten tonë me virtytet që e kanë stolisur Pejgamberin a.s. si dhe për të dëshmuar se jemi bartës të devotshëm të amanetit të këtij Personaliteti me të cilin Allahu xh.sh. e nderoi mbarë njerëzimin. “Përmes këtij manifestimi, i cili në trevat tona mbahet tash e 630 vjet, ne në fakt përkujtojmë Pejgamberin tonë dhe i shprehim falënderimet tona më të thella Krijuesit tonë për faktin që na nderoi me këtë Personalitet që personifikon më të devotshmin, më të ndritshmin dhe më të moralishmoin prej krijesave të Zotit të Madhërishëm. Prandaj, e kanë gabim të gjithë ata që trumpetojnë pa kurrfarë baze fetare se Mevludi na qenka bidat! Mevludi është një çast ku në mënyrë të përbashkët ne, myslimanët anekënd botës, përulemi para të Madhërishmit tonë në shenjë falënderimi për dhuratën më të çmuar për njerëzimin, për dërgimin në mesin tonë të Pejgamberit, Muhamedit a.s.”, ka thënë, veç tjerash, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Para të pranishmëve me ligjeratë fetare mbi personaliteton e Muhamedit a.s. është drejtuar Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili foli mbi vlerat e përgjithshme njerëzore të Muhamedit a.s. si i Dërguar i Allahut xh.sh.
Manifrestimi në fjalë u begatua edhe me programin fetaro artistik të përgatitur nga Kori i Medresesë Isa Beu i cili interpretoi Kur’an, ilahi dhe fragmnte nga Mevuldi. Po ashtu, me recitime u paraqiitën edhe talebet nga Xhamia e Nerezit.
Në fund, Risul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, ju shpërndau mirënjohje aktivitëve të ndryshëm nga xhematet e lagjs së Nerezit.
Duanë e Mevludit e bëri Prof. Rexhep Jusuf.
[maxgallery id=”7931″][:]

Comments are closed.