BFI nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror

Të Premten më 20.05.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në Selinë e Rijasetit të BFI priti Drejtorin e Arkivit Shtetëror Dr. Emil Kërsetvski dhe zv. Drejtorin Prof. Dr. Myzafer Bislimi të shoqëruar nga znj. Svetlana Uspërcova – Udhëheqëse Sektori dhe Mr. Lupka Todorovska, ndihmës Udhëheqëse Sektori në Arkivin Shtetëror.
Në praninë e mediumeve të vendit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dëshiroi mirëseardhje në Bashkësinë Fetare Islame mysafirëve dhe bashkërisht me Drejtorin Dr. Emil Kërstevski nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes Arkivit Shtetëror të RMV dhe Bashkësisë Fetare Islame, gjegjësisht Institutit të Arkivës së BFI e RMV.
Memorandumi i nënshkruar ka një vlerë të madhe për BFI sepse ka por detyrë që të ruajë historinë e këtij institucioni si një nga institucionet më të vjetra në vend me një jetëgjatësi mbi 600 vjeçare në këto troje. Përmbledhja e dokumentacionit, fakteve, argumenteve, artefakteve dhe gjitha dëshmive nga e kaluara, kanë vlerë të madhe në përpilimin e historisë, andaj është obligim moral i çdo gjenerate që të konservojë historinë bazuar në të vërtetën për brezat e ardhshëm.
Instituti i Arkivës së BFI filloi me punë mënjëherë pas paralajmërimeve të Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait, se BFI do të investon dhe do ta ngre institucion për arkiv të BFI në të cilin do të përfshihen gjitha materialet historike nga e kaluara dhe e tashmja me qëllim që të vendoset bazë e shëndoshë për gjeneratat e ardhshme.
Pas nënshkrimit të memorandumit dhe Vizitës së Arkivit, Kryetari i BFI e falënderoi Drejtorin Kërstevski dhe zv. Drejtorin Bislimi për këtë mundësi të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes BFI dhe Arkivit të Shtetit. Poashtu edhe Dr. Emil Kërstevski e falënderoi Reisul Ulemanë për këtë mundësi për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve.

Comments are closed.