BFI në simpoziumin “ Avrasya’da Dini Yüksek Eğitim ve Öğretim Tecrübesi”

12333

Më 11-12 dhjetor 2013 në Eskishehir të Turqisë, nën organizim të Dijanetit të Turqisë dhe qytetit nikoqir u zhvillua simpozium me temë: “Avrasya’da Dini Yüksek Eğitim ve Öğretim Tecrübesi” (Përvoja për arsim sipëror Islam në shtete Euro-aziatike)

Në këtë simpozium nga Bashkësia Fetare Islame ishte prezent Sekretari i Përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri i cili u prezentua me temë: Roli i institucionit të BFI-së në themelimin e institucioneve arsimore dhe sfidat aktuale”, kurse nga Fakulteti i Shkencave Islame u paraqit dr. Muhamed Ali me temë: “Programet dhe materialet e lëndëve të arsimit sipëror fetar në Maqedoni”

12333

12311

Lidhur me simpoziumin në fjalë Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri mes tjerash u shpreh se ishte një mundësi shumë e mirë për të njohur me përvoja të shteteve pjesëmarrëse, respektivisht të universiteteve dhe fakulteteve, lidhur me sistemet, programet, sfidat, vizionet, etj., si dhe mundësi për të bashkëpunuar në perspektivë. Ai gjithashtu ka shprehur falënderime për mikpritjen, kujdesin që kishin nikoqirët, me theks të veçantë ndaj Prof. dr. Mehmet Paçaci, Dış Ilişkiler Genel Müdürü.

Comments are closed.