BFI në shërbim të perspektivës së popullit
Bashkësia Fetare Islame nga koha në kohë është përkujdesur për gjeneratat e reja në veçanti për ata të rinjë që studiojnë dhe të cilët kanë talent por nuk kanë kushte të mira ekonomike për të ndjekur studimet nëpër universitete.
Për disa vite me rradhë BFI ka lidhur një kontratë bashkëpunimi me Bankën Islame për Zhvillim me seli në Xhedda nga e cila njëherit iu siguron bursa studentëve që ndjekin studimet në drejtime si mjeksi, stomatologji, arkitekturë, etj. Një numër i konsideruar i studentëve që marrin bursa nga BFI, kishin rastin që ato t’i pranojnë në dorë nga kreu i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e organizimit të akademis solemne kushtuar Hixhretit 1434 dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar të mbajtur në Sallën Universale- Shkup. Grupi tjetër kishin rastin që sot në selinë e BFI-së, të pranojnë çekun e bursës pikërisht nga Reis ul Ulema , H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili njëherit u shprehi mirëseardhje në këtë shtëpi të shenjtë të gjithë studentëve. por duke i njoftuar studentët dhe opinionin e gjërë përmes mediave për bashkëpunimin që ka ky institucion me Bankën Islame për Zhvillim.
“Përpjekjet e BFI kanë qenë nga viti në vit të e rrisim numrin e bursistëve dhe të njejtën gjë e kemi arritur duke qenë kooperues të mirë me bankën në fjalë. Qëllimi ynë është që t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që kanë kapacitet dhe aftësi për të studiuar, por që u mungojnë mjetet financiare. Për të njejtit duhet të kujdesemi dhe t’ua lehtësojmë rrugën e të studiuarit. BFI është në shërbim të popullit duke ndihmuar perspektivën tonë në edukim, arsimimin dhe shkollim. Ne jemi gjithnjë të palodhur në realizimin e idealit tonë. E ardhmja e popullit tonë jeni ju të nderuar student andaj Ne jemi në shërbimin tuaj gjithmonë”- tha mes tjerash ef. Rexhepi
Zubejr Fejzuli dhe Erva Fejzuli dy nga studentet që ishin prezent para mediave shprehën falënderime më të sinqerta për punën dhe angazhimin që jep BFI për të ndihmuar studentët në aspektin e shkollimit përmes ndarjes së bursave.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.