BFI në mbështetje të Qendrave Islame në Gjermani

Të hënën më 31 Gusht 2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në prezencë të Drejtorit për Diasporë dhe Shefit të Kabinetit Dr. Selver Xhemalit, pritën në takim zyrtar H. Sevgani ef. Hasanin, imam në Nyrnberg të Gjermanisë dhe njëkohësisht i autorizuar nga Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani në krye me Z. Mensur ef Halilit, i cili ishte në shoqërinë e Kryetarit të Komunës së Dollnenit Z. Xhemil Qamili me bashkëpunëtorin e tij si dhe imam i fshatit Cërnilishte Z. Muhamed efendiun.
Gjatë takimit u bisedua për ndryshimet dhe rrjedhat në Bashkësinë Fetare Islame, për frymën e re dhe vizionin për të ardhmen e institucionit islam në vend. Gjithashtu, u këmbyen mendime për shumë çështje me të cilat ballafaqohet sot organizimi i jetës fetaro-islame.
Në të njëjtën kohë H. Sevgavi ef. Hasani shprehu përshëndetjet dhe përkrahjen e tij për zhvillimet e reja në BFI e RMV si dhe gatishmërinë e qendrave islame në Gjermani, për një bashkëpunim të ngushtë në organizimin e jetës fetare islame në vend dhe diasporë.
Në fund të bisedës u konstatua se vetëm bashkëpunimi i ngushtë është vlera që hap rrugën e zhvillimit tonë të përgjithshëm. Reisi në emër të BFI u shprehu mirëseardhje dhe falënderime mysafirëve për kontributin e dhënë si dhe për vizitën në fjalë. Zoti i bekoftë me të mira.

Comments are closed.