BFI në iftarin tradicional të OEMVP

Të premten, më 15.04.2022, Drejtori i Agjencisë për Hallall Standard, H. Muhamer ef. Veseli mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore. Efendi Veseli përveç si Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard në këtë iftar mori pjesë edhe si përfaqësues i BFI dhe Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili për momentin ndodhet në udhëtim zyrtar. Ai u përcolli falënderimet e sinqerta organizatorëve në emër të Reisul Ulemasë e BFI, e veçanërisht Kryetarit të OEMVP z. Nebi Hoxha dhe drejtorit ekzekutiv të OEMVP-së z. Drilon Iseni.
Me hyrjen e kohës së iftarit, H. Muhamer ef. Veselit thiri ezanin e akshamit, ndërsa në përfundim të iftarit e bëri duanë e iftarit si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën maqedonase.
Ndërsa Kryetari i OEMVP z.Nebi Hoxha në fjalën e tij në iftarin tradicional tha se: “Ky muaj i solidaritetit është rifreskim i kujtesës se qëllimi ynë final është përmirësimi i standardit ekonomik të këtij vendi, gjë që është kulminacioni i kontributit për shoqërinë”.
Në pamundësi të realizohet kjo ngjarje në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë Kovid 19, sot prezent ishin figura eminente të politikës, biznesit dhe sektorit civil nga vendi dhe rajoni, kështu duke i shtuar peshën edhe më tepër këtij evenimenti.
Vlen të theksohet se Agjencia për Hallall Standard është anëtare e OEMVP-së që nga viti 2016.

Comments are closed.