Me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman e. Rexhepi ndau mirënjohje për mediat elektronike dhe të shkruara për punën e tyre të deritanishme e në veçanti për gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në sferën e realizimit të emisioneve fetare, publikimit të informacioneve lidhur me aktivitetet e BFI-së në rrafshin fetar, si dhe për kontributin e tyre në afirmimin e vlerave fetare islame përmes mediave.
Mediat janë elementi kryesor për të ngritur vetëdijen e qytetarëve mysliman, andaj veprimtaria mediale është e pakontestuar në këtë aspekt. Reis ul Ulema i BFI lavdëroi të gjitha mediat në vend, përpos disa prej tyre për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin e ndërsjell mes institucionit të lart fetar islam në vend dhe mediave.
BFI në kontinuitet ka pasur qasje te popullata si në vendlindje, gjithashtu edhe në diasporë. H. Sulejman ef. Rexhepi vlersoi punën dhe angazhimin e mediave të dhënë pandërprerë të cilat kanë qenë në shërbim të opinionit. Ai theksoi se “ mediat kanë mbuluar boshllëkun në mirinformim të opinionit të këtushëm. Mirënjohja vjen si rezultat i punës dhe bashkëpunimit tonë të ndërsjellë të deritanishëm,si dhe kontributit për informimin dhe edukimin e popullatës myslimane në Maqedoni dhe më gjerë”, thekson, kreu i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi. Mirënjohje u ndanë për TVM 2, Radio Shkupi, TV ERA, Radio Vati, INA, Zhurnal, Koha dhe Lajm, ndërsa nuk munguan mirënjohjet edhe për TV-të lokale të cilat ishin afër besimtarëve mysliman gjatë muajit të Ramazanit në tërë territorin e Maqedonisë duke i përcjell me plotë dashamirësi aktivitetet e BFI-së.
Comments are closed.