BFI: Ndalesa e Ezanit manipulim i përkrahur nga organe shtetërore

1d-Bashkësia Fetare Islame e RM shprehë keqardhje për manipulimet që u bëhen kohëve të fundit disa organizatave joqeveritare për të dëmtuar islamin dhe myslimanët, të cilat njëkohësisht përkrahen nga organe shtetërore sikur që është Komisioni për çështje fetare. Ku shpesh herë kryetarja e këtij komisioni ka treguar pavetëdije dhe jokulturë njerëzore e shpirtërore. Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në një shtet multietnik dhe multikonfesional dhe për çdo ditë dëgjojmë si ezane ashtu edhe kambana. Në fakt edhe besimtarët e fesë Islame për çdo ditë dëgjojnë kambana të cilat edhe pse u pengojnë atyre, por duke respektuar fenë e tjetrit, janë detyruar që të heshtin në këtë drejtim duke mos ngritur asnjëherë zërin e revoltës, gjë e cila për fat të keq kjo nuk ndodhë me të tjerët që i takojnë fesë ortodokse.

– Sa i përket deklaratës së Bozhinovskës për rikthimin e ligjit të vjetër, nga kjo konkludojmë se ato janë deklarata të pakontrolluara dhe të pamatura! Nëse Bozhinovska kërkon që të kthehet ligji i vjetër, atëherë ne do të kërkojmë që të kthehet sistemi i vjetër. Ky është provokim i rradhës në drejtim të myslimanëve, por gjithsesi tregon për një papjekuri demokratike të këtij personi i cili vuan nga sindroma e sistemit të njëmendësisë edhe për kundër asaj që ky sistem në mënyrë decide nuk ndërpreu thirrjen e ezanit! Qëndrime apo kërkesa që flasin për se dikush kërkon të kthehet mbrapa është fatkeqësi e kohës dhe gjeneratës aktuale. Individët dhe grupet që duan të kthehen mbrapa është mirë të distancohen nga jeta publike se ata vetëm tensionojnë jetën multikonfesionale dhe multietnike, dhe të njejtët mos suksesin e tyre në shumë çështje madhore po mundohen të mbulojnë me iniciativa të pakuptimta.

 

 

Sektori për marrdhënie me publikun në BFI

Comments are closed.