[:al]BFI mori pjesë në Tryezën e rrumbullaktë të organizuar nga Këshilli i Evropës[:]

[:al]

10 dhjetor –Shkup. Këshilli i Evropës organizoi  një Tryezë të rumbullaktë dy ditore  në të cilën temë diskutimi ishte rehabilitimi dhe  resocializimi i personave të radikalizuar. Në këtë tryeze të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vëndit. Përfaqësues i Bashkësis Islame dhe i Reisul Ulemasë në këtë tryezë ishte mr. Mustafa Dauti i cili paraqiti qëndrimet e BFI-së dhe të Reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepi për preventivat që duhet të ndërmerren për  rehabilitimin dhe resocializimin e personave të radikalizuar.

Ndryshe, lidhur me këtë çështje të ndjeshme që është aktuale edhe në Maqedoni sikurse edhe në vende të tjera të Evropës, BFI qysh më heret ka përgaditur projektin StopRedTer i cili  u mirëprit  nga faktori ndërkombëtar.

BFI dhe Reisul Ulema do të vazhdojnë të jenë të zëshëm kundër çdo dukurie negative në shoqëri por gjithmonë duke ofruar preventivë paraprake

12.12.2018

[maxgallery id=”10646″][:]

Comments are closed.