Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

BFI merr pjesë në konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së

Të martën, më 4 gusht, u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut, ku u verifikuan deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 15 Korrikut. Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk është mbajtur si zakonisht në sallën plenare, por në sallën e madhe të kupolës, ku janë siguruar kushte për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për frenimin e përhapjes së koronavrusit, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe mysafirëve.
Bashkësia Fetare Islame me këtë rast, pati nderin të merr pjesë në cilësi të mysafirit dhe të përcjellë punën konstituive të Kuvendit të ri. Ne pamundësinë e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame e RMV u.d. H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, për shkak të situatës së krijuar me Kovid 19, atë e zëvendësoi Shefi i Kabinetit, njëkohësisht edhe Drejtor për Diasporë Dr. Selver ef Xhemaili, i cili të pranishmëve, në emrin e Kryetarit të BFI u shprehu urime dhe dëshira të sinqerta për suksese të reja. Në këtë urim të Reisul Ulemasë, mes tjerash thuhet: “Me rastin e konstituimit të Kuvendit të ri të RMV, kemi nderin të gjithë deputetëve t’ju shprehim urimet tona te përzemërta me dëshirë që puna e Kuvendit të jetë në shërbim të ngritjes së shoqërisë sonë në të gjitha sferat , në veçanti në sferën e forcimit të shtetit juridik. Jemi të bindur se të gjithë të zgjedhurit e popullit do t’ju qëndrojnë besnik premtimeve dhe programeve të tyre parazgjedhore drejt realizmit të tyre. Bashkësia fetare islame do të jep kontributin e saj kudo që e do nevoja dhe do të jetë në bashkëpunim të mirëfilltë për realizimin e prerogativave të saja fetare dhe më gjerë në shërbim të një shoqërie të shëndoshë për të mirën e qytetarit tonë. Zoti ju dhëntë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në punën e Kuvendit të ri të RMV”.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni