BFI merr pjesë në konferencën në Abu Dabi
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së merr pjesë në konferencën dy ditore 21-22.02.2023 e organizuar nga “Këshili botëror i komuniteteve muslimane në botë” në Emiratet e bashkuara Arabe nën agjendën e Fatima b int Mubarek.
Konferenca po mbahet në Abu Dabi nën moton “Konferencë botërore për gjininë femërore” në të cilën flitet se femra është ajo e cila ka aftësi dhe forcë në çdo sferë të jetës. Në konferencë marrin pjesë pjesëmarëse nga shumë vende të ndryshme të botës si dhe përfaqsuese nga Maqedonia e Veriut. BFI në këtë konferencë përfaqësohet nga administratoret e paraleleve të “Medresesë Isa Beu”, M-r Nurten-Shehi Sakipi, prof. Barije Shabani, prof. Mizeqete Hebibi si dhe teologe Ajnure Ademi.
Vlen te ceket se perfitimi nga kjo konferencë është i madh dhe përfaqësueseve të BFI iu dha rasti për tu njoftuar me shumë personalitete të ndryshme.
Comments are closed.