[:al]BFI merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Këshillit për Fetva me seli në Kajro[:]

[:al]Kohë më parë, në Kajro u mbajt Konferenca ndërkombëtare tre ditore nën patronatin e

Sekretariatit të përgjithshëm të autoriteteve përgjegjëse për fetva në botë me seli ne Kajro. Temë boshte e kësaj Konference ishte RIKONSTRUIMI NË FEFVA – TEORIA DHE ZBATIMI. Problematikat që u shtjelluan përmes diskutimeve të shumta prekën të gjitha fushat e jetës njerëzore, duke filluar nga ato shoqërore, shëndetësore, ekonomike e politike. U paraqitën emrat më eminetë të dietarëve të fesë islame të cilët dhanë kontributin e vet të çmueshëm dhe orientime konkrete për konkluzionet që i mori Këshilli më i lartë i këtij trupi i kryesuar nga kryetari njhërit edhe Mufti i Egjiptit, prof. Dr. Shevki Ibrahim Alam.

Në mesin e pjesëmarrësve të më se 73 shteteve që përfaqësuan organet kompetente për fetva nga shtetet gjegjëse, me propozim të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepiu, BFI e RM  u  përfaqësua nga Dekani i FSHI-së, Prof. dr. Shaban Sulejmani.

[:]

Comments are closed.