BFI merr licencën për varrime dhe truallin në Kala të Shkupit

image22.10.2013, Shkup

Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve i ka dhënë dritë jeshile nisjes me punë të ndërmarjes për kryerjen e shërbimeve të varrimit për besimtarët e konfesionit islam. Kjo u bë e ditur gjatë takimit mes kreut të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe zv/ministrit, Xhelal Bajrami. Gjithashtu Bajrami ka njoftuar kreun e BFI-së se me shpalljen e ankandit për tjetërsimin e tokës ndërtimore në afërsi të Kalasë së Shkupit ku pritet të ndërtohet selia e re e BFI-së. Për këtë të fundit, kreu i BFI-së ef. Rexhepi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që parshihen me ligj.

“Gjatë këtij takimi pata rastin ta njoftoj se Ministria e transportit dhe lidhjeve në suaza të kompetencave të saja sot për herë të parë licencoi një subjekt juridik i cili do të jet kompetent për shërbimin e varrimeve këtu në Maqedoni. Gjithashtu gjatë këtij takimi pata rastin dhe nderin ta njoftoj kryetarin e BFI-së se ministria e transportit dhe lidhjeve para dy, tre ditësh shpalli thirjen publike për tjetërsimin e tokës ndërtimore në afërsi të kalasë së qytetit të Shkupit dhe ne shpresojmë që BFI-ja të përgatis dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e kësaj toke ndërtimore në afërsi të Kalasë së qytetit të Shkupit, tokë ndërtimore ku në të ardhmen dhashtë Zoti do të ndërtohet selia e re e BFI-së”, tha Xhelal Bajrami, zv ministër i transportit dhe lidhjeve.

“Ne prej ditës së sotme jemi të liçencuar, kemi një ndërmarje që quhet “er- Rahatu” që do të merret me shërbimin e varrimit të qytetarëve të konfesionit islam pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale. E din opinioni i gjërë se shpesh herë jemi prononcuar, e kemi pas një kërkesë imediate që selia apo të ndërtohet një qendër thjeshtë islamike në Kala të Shkupit ku atje do të ketë shumë objekte, ndër ta to jetë edhe kryesia, rijaseti i BFI-së në Maqedoni”, u shpreh H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i BFI-së.

image image image

Comments are closed.