BFI më afër Katarit

1502886_10151768691701104_1558167263_oSekretari Gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame H. Afrim ef. Tahiri për disa ditë qëndroi në Kryeqytetin e Katarit në Doha ku ishte mysafir në ceremonialin e mbylljes së garave të njëzeta kuranore: “Xhasim bin Muhamed bin Thani”.

Më datë 15.12.2013 Sekretari Gjeneral H. Afrim ef. Tahiri zhvilloi një takim me Ministrin e Vakëfit dhe Çështjeve Islame të Katarit, me ekselencën e tij Dr. Gajth bin Mubarek Elkevari.

Sekretari Tahiri e falënderoi ekselencën e tij dhe Shtetin e Katarit për ftesën dhe mikpritjen si dhe përcolli selamet e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit dhe më pas e njoftoi nikoqirin me organizimin dhe veprimtarinë Bashkësisë Fetare Islame dhe institucioneve të saja edukativo-arsimore.

Nga ana tjetër, Ministri Dr. Gajth bin Mubarek Elkevari shprehu kënaqësinë për aktivitete e BFI-së dhe të arriturat e saja të deritanishme si dhe për vizionin që ka ky institucion për të ardhmen. Në këtë drejtim theksi u përqendrua rreth bashkëpunimit të mëtejmë në sferën e organizimit të jetës fetare.

Krejt në fund, Sekretari Gjeneral i BFI-së H. Afrim ef. Tahiri në emër të Reisul Ulemasë, i dorëzoi Ministrit një mirënjohje, i cili më pas gjithashtu kishte përgatitur një dhuratë për Reisul Ulemanë, e cila iu dorëzua më kthimin e Sekretarit Gjeneral të BFI-së në vend.

Gjatë qëndrimit në Katar, Sekretari Gjeneral vizitoi edhe disa institucione të tjera të rëndësishme siç janë: IslamWeb, Qendra Kulturore Islame dhe të tjera, me të cilat pritet të fillohet bashkëpunim në të ardhmen.

992759_10151768706061104_1039100137_n 1502693_10151768691596104_2143040689_o 1502886_10151768691701104_1558167263_o

Comments are closed.