BFI me 127.372 euro për Shqipërinë

BFI me 127.372 euro për Shqipërinë

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes organizatës së saj humanitare “Hilal” gjer më 10 dhjetor, 2019, ka grumbulluar 127.372 euro ndihma për Republikën e Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Menaxhimi i shpërndarjes së këtyre të hollave në Durrës dhe në rrethinat e tij do të nisë nga dita e sodit, në formën më të mirë të mundshme .
Këto ndihma janë grumbulluar pas thirrjes së Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtuar besimtarëve të Maqedonisë së Veriut.
BFI me organizaten e saj OH “Hilal” falënderojnë të gjithë myftinitë, qe janë angazhuar në grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë, imamët e xhamive, këshillat e xhamive dhe tërë xhematin për solidaritetin e treguar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Thuhet në Kuranin famëlartë (El-Bekare: 274): “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen.”
Në vazhdim paraqesim edhe rubrikën e të hollave të tubuara nga të gjitha Myftinitë e BFI në RMV:

Comments are closed.