BFI: Kujdes nga mashtruesit02 JANAR

BFI: Kujdes nga mashtruesit02 JANAR
Bashkësia Fetare Islame (BFI) njofton se disa persona (të njohur për këtë institucion fetar) kanë hapur adresë të ngjashme elektronike me atë të BFI-së, me qëllim të keqpërdorimit të mail-it zyrtarë të këtij institucioni.

“Bashkësia Fetare Islame (BFI) njofton opinionin publik, mediat se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën myslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë të maltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë”, thuhet në reagimin e BFI-së, nga ku sqarojnë se adresa elektronike zyrtare e BFI-së është: rijaseti.bfi@gmail.com.

Këtë herë ata kanë hapur një adresë elektronike të ngjashëm me atë të BFI, pra riaseti.bfi@gmail.com, ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është rijaseti.bfi@gmail.com, dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.

Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve, të cilët njihem më nga të gjithë si mashtrues profesionistë. – thuhet më tej në reagimin e BFI-së.

Rijaseti i BFI-së: Nuk ka asnjë lloj apeli për aksion humanitar

Ka reaguar edhe Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, duke njoftuar opinionin publik, se individët të cilët tentuan të përçajnë popullatën myslimane në vend, vazhdojnë me sulmet e tyre të ulëta kriminale, duke tentuar edhe një herë që të fusin përçarje mes BFI dhe Xhematit.

I bëjmë me dije opinionit publik që të mos bie pre e këtyre skenarëve përçarëse. Njëherit ua kujtojmë këtyre mynafikëve kriminelë, se: Allahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë. Hipokritët urdhërojnë në të keqe e ndalojnë nga e mira dhe nuk ka dyshim se hipokritët janë ata të prishurit. Allahu ua ka përcaktuar zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë dhe ata i ka mallkuar me dënim të pandërprerë. – thuhet në reagimin e Rijasetit të BFI-së.

“Në Islam gënjeshtra e shkatërron thanësin e saj dhe shoqërinë, andaj gënjeshtari është i nënçmuar. Personat e njohur për BFI, por edhe për opinionin publik si puçistë dhe mashtrues profesionistë, në prag të fillim vitit kanë hapur një faqe interneti të ngjashme me faqen zyrtare të BFI, e duke u paraqitur rrejshëm, fillimisht kanë mashtruar portalet elektronike dhe mediumet, e më pas edhe opinionin publik, duke bë thirrje kinse në data të caktuara do të organizohen aksione humanitare, me qëllim që të nxisin revolt dhe huti tek popullata”.

Nga Rijaseti përmes reagimit përkujtojnë se paraqitja e rrejshme dhe mashtrimi janë krime të dënueshme sipas Kushtetutës së RM.

“Andaj BFI do të merr të gjitha masat ligjore që autorët e këtij mashtrimi dhe paraqitjeje të rrejshme të marrin dënimin e merituar, me çrast do të ndalohen për manipulimi i mëtejshëm i popullatës myslimane dhe opinionit publik edhe më tej. Njoftojmë Opinionin publik se Bashkësia Fetare Islame nuk ka bë asnjë lloj apeli për aksion humanitar dhe se popullata nuk duhet të bie pre e provokimeve të këtyre njerëzve të lartë-përmendur”.

Comments are closed.