BFI konkuron me vlera

Dy segmente janë të rëndësishme për çdo institucion, në veçanti për institucionin e lartë siç është BFI e RMV edhe ate: kultivimi i vlerave morale – frymës shpirtërore dhe ngritja e profesionalizimit dhe strategjisë për të ardhmen e organizimit të jetës në përgjithësi.
Këto dy segmente janë shtyllat kryesore të lëvizjes sonë drejtë një rrugëtimi të pastër dhe konkurimit me vlera.
Koha bashkëkohore është ambient i një dinamizmi të paparë në të gjitha sferat, në ate fetare, morale, ekonomike, sociale, politike, shkencore,etj.. Andaj, për të notuar në këtë oqean dinamik kërkohet hyrje në skenën e konkurimit të vlerave, që nuk njeh asgjë tjetër, por vetëm veprim dhe akcion.
Teoria dhe fjala ka kuptim vetëm atëherë kur e përcjellë vepra, andaj veprimi pozitiv është arsyetimi i ekzistencës së çdo njërit në kohë dhe vend dhe përgjigjja më e mirë kundër neglizhencës, parazitizmit, destruktivitetit, agresivitetit, sfidave, etj.
Vetëm në këtë mënyrë do të jemi bartës të denjë të misionit islam në kohë dhe vend.

Comments are closed.