BFI-ja ndan mirënjohje për aktivistët e dalluar që ndihmojnë refugjatët

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka ndarë mirënjohje për një pjesë të aktivistëve humanitar, të cilët po ndihmojnë pa reshtur refugjatët në Maqedoni. Ndër më të dalluarit ishin përfaqësuesit e organizatës “Legis” Jasmin Rexhepin, Mersiha Smailoviq, Lençe Zdravkin dhe Aleksandra Davitkovska. Kreu i  BFI-së bëri thirrje që të gjithë të ndjekin modelin e atyre që sot morën mirënjohje për punën e bërë.

“Kemi përshtypjen se kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e humanitetit e sidomos me popullatën që është trazuar nga vendet e tyre për shkak të luftërave të pakuptimta që zhvillohen atje. Prandaj vendosëm që sot tu ndajmë nga një mirënjohje këtyre personave. Nuk është e çuditshme që kjo punë mund të ndodhë edhe në një popullatë që nuk i takon islamit prandaj duhet të jetë shembull se si duhet vepruar në fushën humanitare pasi që humaniteti nuk njeh as fe as komb”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

“Shpresojmë që me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e organizatës suaj humanitare do të mundemi sadopak ta zbusim transitin e refugjatëve në MAqedon. Jam e sigurtë që ata janë shumë falënderues që myslimanët e Maqedonisë kujdesen për ta”, tha Mersiha Smailoviç, “LEgis”.

“Lençe këtu është vetëm një grimcë dheu, vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për refugjatët. Ata nuk kërkojnë shumë, një copë bukë dhe pak ujë mjafton për ta”, deklaroi Lençe Zdravkin, aktiviste humanitare.

Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi aktivistëve më human iu dhuroi edhe nga një Kuran të përkthyer në gjuhën maqedonase. Ndërkohë Bashkësia Islame premtoi se do të mbështesë të gjithë aktivistët humanitar në misionin e tyre për të ndihmuar refugjatët.bfi11

Comments are closed.