[:al]Në Sofje të Bullgarisë, në Presidencën e BE-së, është mbajtur Konferencë ndërkombëtare me moton “Rrjeti i ndërgjegjësimit kundër radikalizmit – politikat dhe praktikat e tij (RAN)”, me seli në Hagë. Në këtë konferencë kanë marrur pjesë mbi 180 ekspertë kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, si dhe ministrat e punëve të jashtme dhe ata të punëve të brendshme të shteteve të Bashkimit Evropian. Nga Maqedonia morën pjesë kordinatorët e Komitetit kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, i cili funksion në kuadër të Qeverisë, kurse BFI-në e prezantoi Musafa Dauti, i dërguari i Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Ajo që ra në sy gjatë kësaj Konference ishte respekti i shumë strukturave që e shprehën për angazhimin permanent të Bashkësisë Fetare Islame në RM në luftë kundër këtyre dukurive. Ndryshe, në këtë Konferencë u shpalos projekti imediat për deradikalizim të strukturave radikale, angazhim ky i theksuar vite më parë pikërisht nga BFI-ja, gjë që nuk u la pa u nënvizuar edhe në këtë event.
Po ashtu, u vu në spikamë edhe angazhimi i bashkësive fetare islame në Ballkan dhe Evropë, në luftë të pakompromis kundër ideologjive dhe doktrinave të ndryshme që po mundohen ta njollosin islamin tradicional.
Në këtë Konferencë nërkombëtare, veç tjerash u vendos që tubime e takime të këtilla ndërkombëtare të jenë sa më të shpeshta me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe të praktikave në luftë kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, deri në eliminim të tyre në të gjitha shoqëritë evropiane dhe më gjërë.
[maxgallery id=”8584″][:]
Comments are closed.