BFI-ja kaloi një vit përplot sfida e shumë suksese-Retro

Retro

 

BFI-ja kaloi një vit përplot sfida e shumë suksese

 

Viti 2016 për BFI-në pritet që të jetë një vit përplot me befasi, vit i ndryshimeve pozitive që mund të ndodhin në truallin e këtij vendi, në vendosjen e rrolit që i takon këtij institucioni si institucion i paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës në Republikën e Maqedonisë
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë kaloi një vit përplot sfida, probleme dhe suksese në plane të ndryshme. Roli, rëndësia dhe ndikimi i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, si gjatë viteve të kaluara, por edhe gjatë vitit 2015 ishte i pakontestueshëm në aspektin politik, ekonomik, shpirtëror dhe humanitar. Tentimi për të uzurpuar këtë Institucion ishte një paralajmërim i kobshëm i njerëzve që duan ta lëkundin nga vendi institucionin e vetëm fetar të muslimanëve të Republikës së Maqedonisë.
Përkundër këtyre tentativave nëntokësore kundër BFI-së, ky Institucion vitin 2015 mund ta vlerësojë si mjaft të sukseshme. U ndërtuan shumë xhami, u kthye një pjesë e pronës së muslimanëve, u kurorëzuan me titullin hafëz shumë rojtarë të Kuranit të Shenjtë, si dhe u realizuan shumë projekte me rëndësi për besimtarët mysliman të Republikës së Maqedonisë.
Me këtë rast, me 8 janar të vitit 2015, Reis Ulema-ja i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman efendi Rexhepi, dekoroi me mirënjohje hafëz Xhemail Nuhiu, i cili në garat botërore kur`anore zurin vendin e katërt. Me këtë gjest, Reis Ulemaja nxiti të rinjtë dhe të rejat që të përkushtohen ndaj kësaj shkathtësie e cila tek besimtarët mysliman të Republikës së Maqedonisë është zhvilluar me vite e me shekuj.
Po në këtë datë (8 janar) Sulejman efendi Rexhepi priti në një takim lamtumirës ish-ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, Paul Volers. Ai falënderoi ambasadorin për kontributin e tij të gjithanshëm për mirëqenie dhe prosperitet në Maqedoni dhe, në veçanti nënvizoi kontributin e tij të dhënë për muslimanët e Maqedonisë, sidomos në ndihmën e SHBA-ve në rinovimin e objekteve kulturore dhe të kultit të besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë.

Një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame në RM, më në krye Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepi, mori pjesë në takimin e rregullt të bashkësive islame të Ballkanit i cili u mbajt në Edrene të Turqisë prej datës 12.01 deri më 16.01.2015. Në paraqitjen e vet, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka folur për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe me bashkësitë e tjera fetare, gjithnjë në të mirë të përforëcimit të bashkëjetesës dhe të paqes për të gjithë, pa dallim përkatësie etnike e fetare. “Askush në rajon më shume se ne, muslimanët e Maqedonisë, nuk e ndjenë diskriminimin shtetëror. Po thuajse jemi bërë imun ndaj politikave diskriminuese shtetërore. Ne kemi një amanet: sa më shumë të angazhohemi për mirëqenie dhe për zhvillim në të gjitha poret e jetës, për të gjithnjë njësoj. Kjo është motoja e veprimeve tona, sepse vetëm kështu do të jemi zbatues të denjë të porosive kuranore, do të jemi të devotshëm në praktikimin e porosive të Muhamedit. a.s.”, është shprehur, ndër të tjera, ef. Rexhepi.

Më 17 janar të 2015 Reisul Ulema merrë pjesë në duanë e hifzit të hafiz Amir Remzi Isaku, i cili ishte hafizi i parë i vitit 2015.
Me 21 janar, selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë e vizitoi ambasadorja e Egjiptit me seli në Sofje, zonja Manal Jehia Shinavi. Ky takim pati një rëndësi të madhe për zhvillimin e bashkëpunimit dhe dialogut midis BFI-së dhe shtetit të Egjiptit si djep i dijes dhe kulturës islame.
Me 26 janar të këtij viti, Lorens Oer, ambasadorja e Francës në Republikën e Maqedonisë realizoi një takim pune në selinë e BFI-së në Shkup. Gjatë këtij takimi, reis ulemaja, Sulejman efendi Rexhepi shprehi ngushëllimet e sinqerta për viktimat e aktit terrorist që ndodhi në Paris si dhe gjykoi radikalizmin i cili po zhvillohet duke keqpërdorur vlerat e fesë islame.
Me 29 janar të këtij viti, ambasadori izraelit në RM Dan Oryan për herë të parë viziton BFI-në. Me këtë rast u vlerësua lart kontributi i madh që dhanë shqiptarët në mbrojtjen e hebrenjve të përndjekur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me 16 shkurt para Rijasetit në krye me Reisul Ulemanë e BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepit, dha betimin si Myfti i ri i Myftinisë së Tetovës dr. Qani Nesimi.
Me 18 shkurt të vitit 2015, Reis Ulemaja, Sulejman Efendi Rexhepi për herë të parë proklamohet për përgjimet e realizuara në formë të paligjshme e të dëgjuara në të ashtuquajturat “bomba” të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev. Me këtë rast, Reis Ulemaja Sulejman Efendi Rexhepi, përkujtoi në mësimet kur`anore që kanë të bëjnë për lirinë e shprehjes si dhe gjykoi këtë akt të turpshëm i cili nuk i bën dobi shoqërisë.

Me 19 shkurt të viti 2015 Reis Ulemaja i Republikës së Maqedonisë, Sulejman Efendi Rexhepi, në opinion nxori idenë e risocializimit të të kthyerve nga betejat në Lindjen e Mesme. Sipas tij, ato persona kanë nevojë që të risocializohen dhe të riedukohen më mesimet e paqes dhe tolerancës që jep feja islame. Idetë e Reis Ulemas në këtë plan patën jehonë dhe gjetën përkrahje nga të gjitha institucionet e shtetit në RM, por edhe jashtë vendit.
Ambasadori i ri i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli me 5 mars të vitit 2015 vizitoi selinë e BFI-së në Maqedoni, i cili, veç tjerash, vuri theksin edhe në rëndësinë e këtij institucioni në jetën publike dhe private në Republikën e Maqedonisë.

Më datë 08.03.2015, në “Xhaminë e Rinisë“ nëTetovë para namazit të drekës u mbajtë manifestim fetar me rastin e promovimit të hafizes së re Elif Asipi nga Tetova.

Më 13 mars 2015, u bë promovimi i hafizit më të ri nga Shkupi, Ferat Plakaj, nxënës i Medresesë ”Isa Beu“, Shkup. Efendi Plakaj në një afat rekord, prej dhjete muajsh, me ndihmën e Allahut të Plotëmëshirshëm, arriti të mbarojë hifzin. “Të memorizoshë Kur’anin mbrenda 10 muajve është dhunti e Zoti dhe është po ajo mendje e Zotit që e mban tërë atë Kur’an. Meqë hafizi është në atë kategori që të memorizojë tërë Kur’anin në një periudh rekord unë kam dy dhurata përë këtë hafiz të respektuar: e para, hafizi do të na përfaqësojë në garat botrore në Dubai dhe, e dyta, studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup do t’i ketë falas. Zoti e rujtë dhe e bekoftë këtë hafizi”, ka uruar në fund të fjalimit të vet, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.

Më 29 mars, u bë promovimi i hafizit të ri Sufjan Bejadin Ameti,  “Ne kemi pasur hafiza edhe në të kaluarën, do të kemi edhe sot e përjetë, ndërsa parreshtur do të angazhohemi që të gjithë ata që e nxënë përmendësh Kur’anin Famëlartë të dijnë edhe ta komentojnë, sepse, e kundërta është mjerim. Duhet të punbojumë e të angazhohemi të gjithë që, hafizat e Kur’anit të jenë edhe komentues të Kur’anit”, tha ndër të tjera efendi Rexhepi.
Bazuar në vendimin 12-23/3 të datës 01.04.2015, nga mbledhja e 39-të të mbajtur më 30 mars të viti 2015, Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të Arsimimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim për Akreditimin e Programit Studimor “Studime Islame”, me kohëzgjatje katër vjeçare, në ciklin e parë të studimeve- deridiplomike, pranë Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Vendimin për akreditimin e Fakultetit, personalisht e sollën zv/nënkryetari i Këshillit për Akreditim dhe Evaluim të Arsimit të lartë, Prof. Dr. Mikollaj Kuzinovski dhe Prof. Dr. Agim Rushiti, udhëheqës i sektorit për arsim të lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vendimi në fjalë iu dorëzua Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit. Pa dyshim, akreditimi i Fakultetit të Shkencave Islame në Republikën e Maqedonisë është një e arritur historike për muslimanët shqiptar të Republikës së Maqedonisë.

Më 1 prill të viti 2015, Reisul Ulema nënshkruan marveshje me vlerë prej 1 milion dollar me Drejtorin e Vakfit të R. së Turqisë për të sëmurit që nuk mund të shërohen në vendin tonë.

Fillimi i muajit maj të vitit 2015 ishte i trishtë për BFI-në. Një grup puçistësh në krye me ish- Muftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani, uzurpuan selinë e BFI-së, ku pjesë e këtij grupi ishin edhe ish-sekretari i BFI-së, Afrim Tahiri dhe Skender Buzaku. Ky grup u fut në selinë e BFI-së në mënyrë të dhunshme dhe disa ditë me radhë nuk e lëshoi objektin. Policia e Republikës së Maqedonisë edhe pse ishte prezent gjatë tërë kohës në vendngjarje, nuk reagoi për t`i penguar puçistët drejt idesë së tyre. Grupi në fjalë ishte edhe i armatosur dhe të punësuar në BFI u frikësuan dhe e pësuan shpirtërisht këtë tmerr i cili u shkaktua nga ky grup.
Grupi i Ibrahim Shabanit përfundimisht u shkarkua nga ana e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë në një mbledhje të mbajtur në Kondovë.
“Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, ka vendosur në favor të paditësit, Bashkësisë Fetare Islame, duke lëshuar masën e përkohshme, e cila i obligon të paditurit Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, të kthejnë hapësirat zyrtare në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, objektin e selisë së BFI-së, si dhe vulat e këtij institucioni, paditësit. Po ashtu, përmes këtij vendimit, personave të sipërpërmendur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së.

Më 1 qrshor të viti 2015, para Rijasetit dha betimin muftiu i Muftinisë së Shkupit, prof. Rexhep ef Jusufi.

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Brnedshme të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Tahiri, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman efendi Rexhepi do të marrë pjesë në Saminit Rajonal të Ballkanit për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm . Pjesëmarrja e tij do të jetë aktive duke drejtuar njërin nga panelet, ndërsa do të ligjërojë mbi iniciativat innovative të BFI-së për të eliminuar të gjitha rreziqet e mundshme që vijnë nga lëvizjet ekstreme të dhunshme përfshirë këtu edhe terrorizmin.
Më 9 qershor të vitit 2015, BFI themeloi Mexhlisin e Fetvasë. Ky Mexhlis ka një rëndësi të veçantë për jetën fetare të muslimanëve të Republikës së Maqedonisë, ku përmes fetvave përgjigjeve të këtij institucioni zgjidhen shumë probleme të besimtarëve mysliman të këtij vendi.
Anëtarë të këtij Mexhlisi u zgjodhën: Prof. Dr. Fahrudin Ebibi, Dekan i FSHI-së (muhadith), H. Alifikri ef. Esati, ish-myfti i Myftinisë së Tetovës (jurist islam), Prof. Jusuf Zimeri, Drejtor i Sektorit fetaro-arsimor pranë BFI-së (jurist islam), H. Isa ef. Ismaili, Myfti i Maqedonisë Lindore (jurist islam), Prof. Rexhep Jusufi, Myfti i Myftinisë së Shkupit (arabollog).
Bashkësia Islame Fetare e Republikës së Maqedonisë gjithmonë është solidarizuar me popullatën e saj, e sidomos gjatë fatkeqësive të ndryshme. Kështu, me 15 qershor të vitit 2015, BFI-ja ndan ndihmat e saj të mbledhura nga Muftinitë në Maqedoni për banorët e “Lagjes së Trimave” të cilët pësuan dëme materiale nga ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit.

Me 11 korik, Reisul Ulema shtroi iftar të përbashkët me strukturat politike, gazetareste dhe korin diplomatik.

Me 3 gusht, reisul Ulema do të shtron darkë për Imamët e diasporës në lokalet e Medreses së Isa Beu, ku do të marrin pjesë imam nga Zvicra, Italia, Gjermania, Austri dhe Shtet Skandinave.
Me katër gusht, Reis Ulemaja i BFI-së në RM realizoi një vizitë në Shipkovicë ku pa nga vendi dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore që kaploi këtë anë. Pas vizitës në vend ngjarje, Reis Ulemaja premtoi që do të realizoje një aksion humanitar për këtë rast, ku menjëherë në të premten e ardhshme në të gjitha xhamitë u vendit u realizua një aksion humanitar për t`u solidarizuar me banorët e Tetovës dhe Shipkovicës. Mjetet e tubuara iu janë dorëzuar familjeve të dëmtuara në bazë të kategorive të ndryshme.
Më 10 gusht, Reis Ulema, Sulejman efendi Rexhepi shprehet haptas kundër ISIS duke theksuar se kjo organizatë terroriste nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin dhe muslimanët.
“Si kryetar i të gjithë myslimanëve të vendit, i ftoj të gjithë pjesëtarët e fesë sonë që të jenë të matur, të kujdesshëm dhe për asnjë çmim të mos pranojnë të bëhen pre e këtyre matrapazëve. Me garanci të plotë dëshirojmë që edhe një herë t’i dëshmojmë aleancës perëndimore se jemi miq dhe bashkëluftëtarë kundër kësaj të keqe që duhet të llogaritet si e keqja më e madhe e njerëzimit të ditëve të sotme.”, është shprehur, veç tjerash, Sulejman efendi Rexhepi.
Me 28 gusht të vitit 2015, Reis Ulema, Sulejman efendi Rexhepi, dekoroi aktivistët  Jasmin Rexhepin, Mersiha Smailoviq, Lençe Zdravkin dhe Aleksandra Davitkovska, për kontributin e tyre dhënë në ndihmë refugjatëve sirianë.
Vlenë të theksohet se BFI-ja përmes aksioneve të shumta ka përkrahur refugjatët sirian në Tabanoc dhe Gjevgjeli ku ka siguruar edhe transport falas të tyre. BFI ka ndarë edhe pako të ndryshme ushqimore si dhe rroba për të zbutur fatkeqësinë e tyre.

Me 15 shtator  Reisul Ulema hap vitin e ri Akademit të FSHI dhe bën shpërndarjen e diplomave. “Kam kënaqësi të veçantë që sot me rastin e hapjes së viti akademik 2015/2016, këtu në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërlidhen jo vetëm hapja e vitit të ri akademik, por edhe ndarja e diplomave të para të këtij fakulteti, diploma me të gjitha standardet, nuk do të thosha vetëm për Maqedoninë por me standarde ndërkombëtare, gjithashtu edhe shpërndarja e indeksëve për studentët e vitit të parë, shtoi h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Më 19 tetorë, Kryetari i BFI H. Sulejman ef. Rexhepi mori pjesë në konferencë shkencore “Religjioni dhe dhuna”, organizuar gga USHT.

Më 1 nëntor mbahet konferenca e parë ndërkombëtarë me temë “Medh’hebi Hanefi prioritet dhe sfidat.”

Më 13,14 dhe15 nëntor, nën patronazhin e Kreut të BFI-së h. Sulejman ef Rexhepi u organizua takim tre ditorë në Ohër me një numër të madh të imamëve të vendit.

Me 30 nëntor të vitit 2015, selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë e vizitoi edhe ambasadori i Indonezisë me seli në Sofje, Bunyan Saptomo. Me këtë rast, Reis Ulemaja Sulejman Rexhepi, ambasadorin në fjalë e informoi në lidhje me institucionin e BFI-së, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj. U premtua se bashkëpunimi midis BFI-së dhe Indonezisë do të thellohet edhe më shumë në sferën e arsimit, kulturës, shkencës, artit si dhe financave dhe ekonomisë islame.
Me 7 dhjetor të vitit 2015, selinë e BFI-së në Shkup e vizitoi Ambasadori i Holandës Vouter Plomp. Ambasadori në fjalë u informua nga Reis Ulemaja i Republikës së Maqedonisë për problemet e BFI-së që i ka në lidhje me denacionalizimin e pronave. Ambasadori premtoi se Holanda do t`i ndihmoje BFI-së në tejkalimin e problemeve.

Më 20 dhjetor të vitin 2015,  në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe media” nderoi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejam ef. Rexhepin me çmimin “Imazhi shqiptar i harmonisë fetare”. Me këtë rast, në fjalimin e vet, efendi Rexhepi dërgoi porosi që të mos keqpërdoret feja islame për qëllime politike dhe çështje që nuk kanë asnjë lidhshmëri me fenë islame.

Me 26 dhjetor, Reisul Ulema i BFI-së mori pjesë në manifestim e organizuar me rastin e diplomimit së hafizit të ri, Hamza Llukman Neziri nga Fshati Opajë.

BFI-ja gjatë këtij viti ka pasur probleme të natyrave të ndryshme të krijuara nga faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Por, shikuar në tërësi ajo ka arritur që të ruaj unitetin e muslimanëve dhe të institucionit si dhe ka kultivuar vlerat e paqes, tolerancës dhe mirëqenies, vlera këto të nxjerra nga mësimet kur`anore dhe nga ato të Pejgamberit Muhamed alejhi selam.
Viti 2016 për BFI-në pritet që të jetë një vit përplot me befasi, vit i ndryshimeve pozitive që mund të ndodhin në truallin e këtij vendi, në vendosjen e rrolit që i takon këtij institucioni si institucion i paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës në Republikën e Maqedonisë.

/ M. Osmani /

me ambasadoren franceze 1 2 turqi-2 me ambasadorin izraelit 5 2 viber 1 9 12 10914938_413556205488365_1637254596874040899_o 11146273_1025938444102950_5342071126176448552_n bej 2 DSC_0126 tirana3 xxx IMG_1202 1 viber imageshiokovice3 borine 11921893_480761382095075_8823425128339409844_n fshi5 1 (1) usht1 ooooo press hol 1 ku llok hifzi isa..

Comments are closed.