BFI furnizon me libra Burgun e Shutkës

BFI furnizon me libra Burgun e Shutkës

Më pak se dy javë pas vizitës që i bëri Burgut të Shutkës Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, më 10 janar, 2020, BFI i ka dorëzuar më shumë botime islame Bibliotekës së shtëpisë ndëshkimore-përmirësuese në Shkup, mbi bazë të kërkesave që kishin paraqitur drejtori Esat Rahiq dhe zv/drejtori Sadush Arifi.
BFI i ka dorëzuar INP “Shutka” 20 Kurane në gjuhën shqipe, 15 “Tregime për pejgamberët”, 10 Kurane në gjuhën arabe, nga 10 “Njohuri themelore të fesë”, “Mënyra e të falurit të Pejgamberit (a. s.)”, “Ilmihal”, “Për adhurimet tona” dhe “Çelësi i emrit madhështor”. Janë dhënë po ashtu edhe nga 5 Kurane në gjuhën maqedonase, turke dhe boshnjake. Gjithsej Burgut i janë dorëzuar 18 njësi librore, përfshi edhe “Aktivitete” (të BFI) për vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Siç bëhet e ditur nga Zyra për Informim pranë Reis’ul-Ulemasë, Bashkësia Fetare Islame e RMV Burgut të Shutkës do t’i dërgojë edhe më tej literaturë me interes për Bibliotekën e saj, përfshi edhe revistën mujore “Hëna e Re” etj.

Comments are closed.