Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

BFI e tronditur nga tërmeti në Turqi

BFI e tronditur nga tërmeti në Turqi

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kreu i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, janë thellë të tronditur nga tërmeti shkatërrues prej 6.8 ballësh që goditi Republikën e Turqisë më 24 janar 2020, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra qytetarëve në pjesën lindore të këtij vendi mik – thuhet në njoftimin nga BFI.
Vdekja e shkaktuar në Elazığ dhe në rajonin Doğanyol të Malatya-s e 22 e ka prekur thellë zemrat e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vdekjet e ardhura nga shkundja e dheut, ardhur nga Allahu (xh. sh.), janë krejtësisht të befasishme, të papritura, dhe mund të llogariten si një lloj trokitje në dyert e Xhenetit prej të gjithë atyre që e pësojnë prej saj.
Institucioni ynë, thonë në BFI, në bashkëpunim me Dijanetin dhe të gjitha institucionet e Republikës së Turqisë është i gatshëm të ofrojë ndihmën e vet njerëzore dhe materiale në zbutjen e pasojave të tërmetit.
Lutemi për shpirtin e të gjithë atyre që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi – thuhet në Telegramin e ngushëllimit të BFI dhe të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi drejtuar udhëheqësve të Shtetit Turk, Bashkësisë Fetare Islame të Turqisë (Dijaneti) dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga tërmeti i fundit që ka goditur Republikën e Turqisë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni