BFI, e shqetësuar nga tërmeti që preku Shqipërinë

BFI, e shqetësuar nga tërmeti që preku Shqipërinë

Pas tërmetit të rëndë që ka prekur Republikën e Shqipërisë në orët e hershme të datës 26 nëntor, 2019, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kreu i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, janë shprehur të shqetësuar për pasojat e tij në njerëz dhe në infrastrukturë.
Jemi thellë të tronditur nga tërmeti që ka goditur Durrësin me rrethinë dhe përndajmë dhimbjen me tërë popullin shqiptar, të prekur nga kjo fatkeqësi e ardhur prej të madhit Zot – thuhet nga Zyra për Shtyp e BFI-së dhe e Reis’ul-Ulemasë.
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në zbutjen e dëmeve. Ajo shprehet e bindur se popullata e Durrësit, i tërë populli i Shqipërisë, do të mbledhin fuqitë dhe do ta kalojnë këtë të keqe të shkaktuar nga shkundja e dheut. BFI dhe Reis’ul-Ulemaja i bëjnë lutje Allahut (xh. sh.) për sa më shumë mëshirë për durrsakët dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur! [ Kuran, 1/1-7]

Kjo komunikatë për shtyp u dërgohet edhe autoriteteve shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Comments are closed.