BFI E RMV ORGANIZOI PANEL SHKENCOR ME RASTIN NATËS SË ISRASË DHE MI’RAXHIT

BFI E RMV ORGANIZOI PANEL SHKENCOR ME RASTIN NATËS SË ISRASË DHE MI’RAXHIT
Të premten më 17.02.2023 Riaseti i BFI e RMV nën patronazhin e Reisul Ulemasë H.Hfz. Shaqir ef. Fetai u mbajtë tribunë shkencore me rastin e natës së Israsë dhe Mi’raxhin me temë:”Porositë e Israsë dhe Mi’raxhit në kohën bashkëkohore”. Pas fjalës hyrëse të Reisul Ulemasë si dhe urimeve që u përcolli besimtarëve për Natën e Israsë dhe Mi’raxhit fjalën e morën panelistët Z. Shaban Nezirit, Z. Nusret ef. Fazliu dhe Z. Enes ef. Halili, të cilët iu qasën temës nga aspekte të ndryshme dhe lanë një përshtypje të mirë.
Pjesmarrës ishin shumë Mufti, drejtorë, Drejtori i Medresesë, administratorët e paraleleve të shtrira, mësimdhënës dhe mësimdhënëse dhe shumë të pranishëm.
Organizimin e tribunës e menaxhoi H. Jusuf ef. Zimeri, drejtor i Sektorit fetaro arsimor nën moderimin e Z. Musanif ef. Rufatit, drejtor i Sektorit për shkencë dhe kulturë.

Comments are closed.