BFI dhuron 10 mijë maska

BFI dhuron 10 mijë maska

Drejtoresha e Institucionit publik nga sfera e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Entet Shëndetësore dhe Qendrën Urgjente Shkup, Shkodrane Dardhishta, ka pritur në një takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, më 27 mars, 2020. Me këtë rast, Reis’ul-Ulema i ka dhuruar këtij institucioni shëndetësor republikan 10 mijë maska, si kontribut i BFI-së për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin. Në takim kanë qenë të pranishëm Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani, më shumë drejtorë të Klinikave të Shkupit, në mesin e të cilëve edhe drejtori z.Nexhati Jakupi etj.
Zonja Dardhishta ka falënderuar Kryetarin e BFI-së për pajisjet, duke thënë që BFI është i vetmi institucion i cili deri më tani i ka dalë në ndihmë Institucionit Publik nga Shëndetësia të RMV-së. Ajo ka sqaruar se këto maska do të ndahen nëpër klinikat e ISHP-Shkup, të cilat, ka thënë, do t’i kontribuojnë situatës emergjente të paraqitur nga pandemia.
Reisi ka falënderuar drejtoreshën për mikpritjen, duke thënë se BFI është e gatshme që edhe më tej ta japë kontributin e vet për kapërcimin e situatës. Ai po ashtu është lutur që kjo sëmundje të kalojë sa më shpejt. “Me ndihmën e Allahut (xh. sh.) e gjithë kjo do të kalojë, vetëm duhet të ruajmë vetëdijen, t’i lutemi Zotit, të bëjmë gjithçka që është e mundur që sëmundja të kalojë me sa më pak pasojë” – ka thënë ai.

Comments are closed.