BFI dhe KOM marrin Projektligjin për shkollat e mesme

BFI dhe KOM marrin Projektligjin për shkollat e mesme

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, e ka paraqitur më 5 nëntor, 2019, Projektligjin për shkollat e mesme para dy Bashkësive Fetare: Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse Maqedonase-Arkipeshkopia e Ohrit.
Nga ana e BFI-së kanë qenë të pranishëm: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi; Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, prof. dr. Shaban ef. Sulejmani; Drejtori i Agjencisë së Standardit Hallall, Muhamer ef. Veseli dhe Shefi i Kabinetit të Reis’ul-Ulemasë, mr. Muzemil ef. Osmani.
Ministri Ademi në diskutimin e shkurtër rreth ndryshimeve ligjore e ka dorëzuar versionin draft të Projektligjit për shkollat e mesme, me ndryshimet dhe plotësimit që vetë ai dhe dikasteri i tij i propozojnë. Bashkësitë Fetare, por dhe subjektet tjera që kanë lidhje me shkollën e mesme, do të duhet që në një afat të caktuar t’i japin vërejtjet dhe propozimet e tyre.
Siç dihet, Bashkësinë Fetare Islame qe disa vjet rresht po e mundon problemi i shkollës së mesme islame Medreseja Isa Beu, e cila as financohet nga buxheti i shtetit dhe as i njihen diplomat nga sistemi arsimor i RMV. Kreu i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka bërë gjithçka që Medreseja Isa Beu ta marrë pjesën e vet nga buxheti i shtetit dhe diplomat e saj të jenë të barasvlefshme me diplomat e çdo shkolle të mesme publike në Maqedoninë e Veriut.

Comments are closed.