BFI dhe ITSHKSH me hulumtime të përbashkëta shkencore
Të mërkurën, më 01.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e priti në një vizitë zyrtare Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare në Shkup Dr. Skender Hasanin me bashkëpunëtorët e tij Dr. Sevdail Demirin dhe Hfz. Sabetin Nuhiu. Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe profesionale për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy institucioneve me peshë dhe ndikim të madh në sfera të ndryshme të hulumtimit shkencor. Duhet theksuar se ky institucion i dha kahe origjinalitetit të zhvillimeve dhe hulumtimeve kulturore të shqiptarëve dhe më gjerë.
Në takim Reisul Ulemanë e shoqëruan H. Irsal ef. Jakupi – Sekretar i Përgjithshëm i BFI dhe Dr. Abdulkerim Iseini, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.
Comments are closed.