BFI dhe “Hilal” shpërndanë mish kurbani

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me organizatën humanitarë “Hilal” gjatë tre ditëve të kaluara të festës së myslimanëve Kurban Bajrami,  ka shpërndarë ndihma dhe mish kurbani për familjet e varfra nëpër të gjithë Maqedoninë.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi ka lutur Allahun e Plotfuqishëm që dhuruesve të kurbaneve tu bëhet kabull vepra e tyre.
“Allahu ti shpërblen”, theksoi kreu I BFI-së, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi duke nënvizuar se si institucion jemi tepër falënderues në respektin dhe konsideratën e popullatës myslimane që ka pasur ndaj Institucionit.
Ai ka shtuar se sivjet është thyer rekord në mbledhjen, therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve duke bërë me dije se një rol të madh në këtë aspekt ka luajtur OH “Hilal” e cila me strukturën e saj ka rritur vetëdijesimin e popullatës myslimanëve se dhënia e kurbanit në institucionin e BFI-së ka një rol shumë dimensional duke ndihmuar njëkohësisht si arsimin islam ashtu edhe popullatën e varfër.
“Ne sivjet thyemë një rekord shumë të madhe me kurbane të dhuruar në BFI, kjo është edhe një dëshmi se populli mysliman ka një besim të patundshëm në institucionin e BFI-së. Allahu i shpërbleftë dhe kabull kurbanet u bëftë”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.
Kryetari i kësaj organizate humanitare, Mustafa Dauti, theksoi se “Hilal” këtë vit ka siguruar kurban për pesë mijë familje ndihma dhe mish kurbani. Ai e ka quajtur këtë vit si tepër të suksesshëm si në aspektin humanitarë ashtu edhe në atë organizativ.
“Ne si organizatë korrën sukses të shkëlqyeshëm gjatë këtyre ditëve festive pasi që arritëm që të organizojmë katër projekte që vetëm më i kishin paraparë si shpërndarja e ndihmave humanitare në gjëra ushqimore,  ndihma në veshje dhe veshmbathje, shpërndarje të mishit të kurbanit si dhe manifestimi qendrorë me rastin e Kurban Bajramit”, theksoi Dauti duke nënvizuar se ka pas momente të dhimbshme gjatë këtyre ditëve kur shumë njerëz  të varfër kanë trokitur në dyert e “Hilal” dhe kanë treguar hallet e tyre të dhimbshme, mirëpo vazhdon ai “ishte kënaqësi të shohësh një buzëqeshje në fytyrat e tyre kur kërkonin ndihmë dhe ne ua kthenim përgjigjen se PO kemi mundësi t’ju ndihmojmë”. Sipas tij kjo është arritur falë besimit që qytetarët e kanë besimin në BFI dhe OH “Hilal” merrnin ndihma nga organizata jonë”
Ai po ashtu falënderon të gjithë kryesitë e degëve nëpër myftini të BFI-së për kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve për shpërndarjen e këtyre ndihmave.
“Po ashtu falënderojmë qendrat islame në diasporë e cila ka marrë pjesë aktive në realizimin me sukses të këtij projekti . Punët tona nuk do të ndalen këtu, ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen, sepse kemi edhe shumë punë për të bërë në aspektin humanitarë”, nënvizon Dauti duke theksuar se gjithë kjo bëhet me të vetëm shpresë të vetme që ta zbusim varfërinë në vendin tonë.

DSC01318
DSC01324 DSC01334

Comments are closed.