BFI dhe “Hilal” për mijëra familje shpërndanë mish kurbani

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me organizatën humanitare “Hilal” gjatë ditëve të kaluara të festës së myslimanëve të Kurban Bajramit, ka shpërndarë mish kurbani për familjet me nevoja të shumta dhe të varfëra.
Dekani i FSHI-së, D-r. Fahrudin Ebibi, në emër të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe OH Hilal para mediave të shkruara dhe elektronike falënderoi të gjithë besimtarët myslimanë të cilët përmes sakrificës së tyre kishin ndihmuar Medresenë Isa Beu dhe njëkohësisht familjet skamnore dhe ato të varfura. Ai luti Allahun Plotfuqishëm që dhuruesve të kurbanëve t’i shpërblen dhe të gjithë atyre që për festën e Kurban Bajramit kanë therrur Kurban dhasht Zoti që sakrificën dhe veprën humane tua pranon.
Ai ka shtuar se për dallim nga vitet e kaluara këtë vitë është rritur dhe tejkaluar numri i dhuruar i kurbanëve. I cili gjithashtu para opinionit shprehi mirënjohje për mbledhjen, therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve, por me theks të veçant përgëzoi veprën madhështore të dhuruesve dhe therrësve të Kurbanëve përmes së cilës kanë ndihmuar dhe ndihmojnë institucionet edukativo-arsimore të BFI-së.
y}
“Ne sivjet kemi pasur një numër edhe më të madh të kurbanëve nga viti i kaluar , që don të thotë se nga viti në vit besimtarët mysliman shtojnë therrjen e kurbanëve si dhe përmes sakrificës së tyre duan të ndihmojnë për nevojat e Medresesë Isa Beu, por gjithashtu edhe kategoritë tjera të shoqëris që kanë nevojë për ndihmë…”, deklaroi Dr. Fahrudin Ebibi.
Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, theksoi se “Hilal” këtë vit ka siguruar mishë kurbani për mijëra familje por gjithashtu edhe ndihma të tjera. Ai gjithashtu shprehi mirënjohje për gjithë ata që u dalin në ndihmë të varfërve dhe skamnorëve. OH Hilal ka ndihmuar edhe me mjete ushqimore qindra familje myslimane, aktivitete të cilat këtë vit kanë qenë të shpeshta falë donatorëve, por tani dhe dhuruesve të kurbanëve.
Gjithashtu, ai theksoi se gjatë këtyre ditëve shumë njerëz të varfër dhe hallexhij kanë kërkuar ndihmë te “Hilal” dhe të njejtëve iu kemi dalur zot dhe u kemi përgjigjur me ndihma dhe njëherit ua kemi lehtësuar festimin e këtyre ditëve festive të Kurban Bajramit.DSC04495 DSC04500 DSC04507 DSC04508 DSC04513

Comments are closed.