BFI bojkoton konferencën për bashkëpunim ndërfetar

Untitled-6Në konferencën e organizuar nga Komisioni për Çështje Fetare në Maqedoni më 15.09.2011 në Shkup, edhe përkundër ftesës, kreu i BFIM-së, H. Sulejman ef. Rexhepi ka bojkotuar konferencën në shenjë proteste për mospërfilljen e kërkesave dhe nevojave të BFI nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.
Konferenca u organizua, me rastin e pavarësisë së Maqedonisë, ku duheshte të marrin pjesë liderët e Bashkësive Fetare.
Fjalimi i kryetarit të BFI, Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi me të cilin është dashur të prezentohet para të pranishmive:
Ditëve që kaluan me shumë manifestime në vendin tonë po shënohet dita e mëvetësisë së Republikës së Maqedonisë. U realizua ëndrra dhe dëshirat shumëvjeçare të qytetarëve të R. Maqedonisë të jetojnë në shtet të mëvetsuar dhe të pavarur. Kërkesat e qytetarëve ishin të ndryshme. Disa prisnin shtet të tyre, të dytët prisnin barabarësi dhe të jenë pjesë e sovranitetit të shtetit. Të tretët prisnin se do të jenë të barabartë në detyrime, mbi të gjitha edhe në të drejta. Njërës palë iu realizua ëndra, të dytëve me shumë mund akoma bëjnë hapa për realizimin e të drejtave të tyre sovrane sikur që i gëzojnë të parët. Ndërsa të tretët po jetojnë me shpresë.
Bashkësia Fetare Islame e R.M që nga fillimi e ka përkrahur pavarësinë e RM dhe në atë drejtim në mënyrë të plotë kontribuoi në afirmimin e pavarësisë së R.M dhe në njohjen e saj ndërkombëtare. Disa herë duke shkaktuar edhe keqkuptime tek bashkbesimtarët e vet nga hapsirat e ish Jugosllavisë. Tërë atë e kemi bërë dhe do ta bëjmë me bindje se vetëm mëvetësia e R.M iu jep mundësi të mbijetesës të të gjitha bashkësive etnike të saj si dhe barabarësi të gjitha bashkësive fetare, në veçanti atyre që përmendën në nenin 19 në Kushtetutën e R.M.
Kjo është bindja jonë, edhe pse disa duke i shikuar gjendjet e bashkësive të caktuara etnike dhe të drejtat e tyre, në veçanti dallimin që e bënë Qeveria e R.M mes bashkësive fetare, disa bindjen tonë e quajnë naivitet dhe dobësi.
Në Kuranin fisnik, Allahu Fuqiplotë në bazë të barazive të llojit njerëzor thotë: “ O Njerëz, Ne ju krijuam nga një nënë dhe një baba, ju bëmë popuj e fise, raca dhe klasa me qëllim që mes jush të ndihmoheni, bashkëpunoni dhe të njiheni…”
Ky qëndrim i Kuranit fisnik gjegjësisht Deklaratë Islame shumë më herët e njohur për muslimanët më shumë se 15 shekuj, e cila i paraprinë të gjitha deklaratave njerëzore për të drejtat dhe liritë e njerëzve, si dhe deklaratat kundër racizmit, gjenocidit dhe për çfarë do lloj dallimesh tjera.
Liria e përkatësis fetare gjegjësisht e drejta për besim është nga fundamentet e para të të drejtave universale të njeriut që i ka përfituar dhe paraqesin mëvetësi  të pakrahasuar të tij. Kurani fisnik atë e vërteton dhe deklaron në këtë formë: “ Feja ( besimi, bindja) nuk imponohet me dhunë.”, gjegjësisht e njejta nuk mund të imponohet me forcë.
E njohur është ngjarja nga historia në këto hapsira Ballkanike, kur njëri nga Sulltanët më të njohur të Perandorisë Osmane miratoi vendim për islamizim të Ballkanit, ku në bazë të fuqisë dhe forces që e posedonte  për pesë shekuj ekzistencë në këto treva me plotë bindje mund të paramendojmë se ai islamizim do të implementohej, duke u nisur nga përvoja kur me kore buke dhe me pretendime njerëzore për 50 vite nga shekulli i kaluar, pothuajse që të gjithë ne u bëmë komunistë. Megjithatë në bazë të normave të sistemit të Sheriatit Islam për sundin, vendimet që kanë karakter të kësaj natyre kanë kaluar në vërtetim (verifikim ) fetar tek Shejhul- Islam, autoritet i lartë fetar në shtetin e atëhershëm për verifikim dhe vërtetim të së njejtës. Shejhul- Islam përmes faqes së plotë të fermanit e kishte hartuar ( shkruar) me shkronja të mëdha ajetin nga Kurani Famëlartë: “ Nuk ka dhunë në Fe( besim)”,  me çka është rënuar ( abroguar, zhvlerësuar) vendimi i Sulltanit. Vendimi i tillë ka mundësuar që edhe ne sot jetojmë në shoqëri multikonfesionale, në shtet ku jetojnë një numër i madh i të krishterë dhe në të cilën ka rreth 2000 kisha dhe manastire, të cilat numëri më i madh i tyre janë rindërtuar ose ndërtuar pikërisht në atë periudhë dhe që tani janë monumente kulturore.
Të nderuar miq, liria dhe barabarësia e besimit në shumë vende në Kuran theksohet siç vijon: ‘ Ju të cilët nuk besoni në Allahun i Cili është Një….Unë nuk besoj në atë që ju besoni, e as që ju besoni në atë që besoj unë. Juve le të ju mbetet feja ( besimi juaj, ndërsa Mua të më mbetet feja ( besimi) im” me këto sentence ( fjalë, sintagma) Allahu Fuqiplotë i drejtohet Muhamedit a.s, ndërsa ai t’ua përcjell si deklaratë universale të gjithë njerëzit. Besimi në njërën ose tjetrën fe, ose në përgjithësi mosbesimi është zgjidhje e lirë e njeriut dhe në të njejtën nuk mund të jetë i penguar nga njeri tjetër. Të gjithë ne për besimin tonë japim llogari para Zotit, Kreatorit të Gjithësisë.
Ne këtu në këto hapsira pikërisht duke i shfrytëzuar këto përvoja ndërtuam dhe ndërtojmë përvoja individuale për bashkëjetesë, tolerancë dhe respektë të ndërsjelltë. Në hapsirat tona nuk janë nënvizuar keqkuptime serioze të cilat kanë sjellur në të kaluar deri te gjakëderdhja në bazë të përjashtimeve dhe jotolerancës fetare. Mbetemi me shpresë se e gjithë ajo paraqet sermi dhe pasuri serioze për periudhën aktuale, ndërsa në veçanti për të ardhmen, për paqën dhe prosperitetin, për dashurinë ndërmjet gjeneratave të ardhshme me përbërje të ndryshme etnike dhe fetare.
Pas gjithë asaj të prezentuar më lartë institucionet e sistemit përpiqen gjithsesi të bëjnë dallime mes nevojave të ndryshme dhe bashkësive fetare. Disave u përkrahen projektet me vlera milionëshe me mjete nga Qeveria e R.M, nga buxheti i gjithë qytetarëve, bëhet bekimi i objekteve nga një bashkësi fetare, të cilat janë interes i përgjithshëm të të gjithë qytetarëve nga ekonomia, infrastruktura, kultura, edukimi dhe sporti për të cilat do të pajtoheni me mua se duhet të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët, në të kundërtën do të ishte diskriminim i pastërt, e gjithë ajo bëhet nga buxheti i të gjithë qytetarëve të R.M, ndërsa nuk mundësohet bekim të bëhet edhe nga autoritete të bashkësive tjera fetare.
Në përputhshmëri të ligjeve Islame, ne kalojmë në një gjendje që ska rrugëdalje përpos që të sjellim fetva- vendim fetar me të cilën fetarisht do t’u ndalohet besimtarëve tanë që të kenë qasje në objektet të cilat janë bekuar por jo në përputhshmëri me normat dhe principet islame.
Në Jeni Xhami të Manastirit gërmohet marrëzisht dhe shteti paraqitet pronar i Xhamisë, ndërsa objektet tjetra fetare nga ndonjë fe tjetër nuk posedon, Çarshi Xhamia në Prilep është djegur, edhe pas gjithë atyre përpjekjeve nuk mundësohet rindërtimi i xhamisë. Ministria e Finansave e shet xhaminë një bashkësie tjetër fetare edhe atë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së R.M, por gjithashtu bëhen përpjkeje të mëdha që të mos kthehet prona e nacionalizuar edhe pse pronësia e kalur nuk na vëhet në pyetje sikur që janë Hanet, Teqeja e Arabatit Baba dhe të tjera, ndërsa Xhamia Burmali është histori në vete.
Të nderuar miq, mëvetësia e R.M është vepër historike e të gjithë qytetarëve të saj dhe në atë vepër janë ndërtuar lutjet, dëshirat, përpjekjet dhe mundi i të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre fetare. Unë jetoj me bindje dhe atë bindje personale ua përcjlli edhe besimtarëve të mi se shumë shpejt Qeveria dhe institucionet e shtetit do të jenë nënë për të gjithë, me ç’rast në atë u zotua edhe kreyministri i kësaj qeverie në fjalimin e tij solemn kur ftoi në unifikim (bashkim). Shpresojmë se nuk bëhet fjalë për retorik dhe verbalizëm të zbrazët nga shkaku se jeta nuk është retorik por nevojë konkrete dhe manifestim konkret dhe për atë arsye është e patjetërsueshme tretman i njejtë dhe sjellje e njejtë ndaj të gjithëve dhe ndaj çdo bashkësie fetare.
Kjo festë dhe manifestimi i saj le të na japin forcë, fuqi, kuptim (dije, ide, arsye) dhe besim tek të gjithë ne, se do të ndërtojmë shoqëri jo vetëm që të na shërben tek të gjithë ne, por të paraqet edhe shembull i gjallë për fqinjët, Ballkanin dhe më gjërë.
Në atë emër të gjithë qytetarëve të R.M, të gjithë besimtarëve të këtij nënqielli pa dallim të përkatësisë së tyre fetare iu dëshiroj dashuri, shëndet dhe perspektivë të shkëlqyer.
Reis ul Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.