[:al]BFI: “Aktivitete 2018”, në afër 400 faqe[:]

[:al]

Kah fundi i janarit, 2019, doli nga shtypi përmbledhja “Aktivitete 2018” e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, një botim i veçantë, tashmë me traditë, që përfshin tërë aktivitetin e institucionit më të lartë islam në vendin tonë gjatë një viti.
Edituar nga Muzemil Osmani, botimi hapet nga një letër mbresëlënëse e historianit dr.sc. Ilmi Veliu, e cila i referohet vitit të largët 1968, zhvillimeve të kohës dhe aktivitetit shoqëror-patriotik të nxënësit të Medresesë së Prishtinës, Sulejman Rexhepi, aktualisht Reis’ul-Ulema i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut. “Unë për herë të parë nga goja e tij”, ka shkruar I. Veliu, “kam dëgjuar e kuptuar se kush kishte qenë Mic Sokoli, që ia kishte vënë kraharorin grykës së topit, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi, Azem Bejta e Shotë Galica dhe shumë e shumë figura të tjera shqiptare…” Historiani në letër ka sjellë edhe këtë detal: “…Përpara shtëpisë së mallrave ‘Gërmia’, Sula (Sulejman ef. Rexhepi-shën.) na ndali dhe filloi fjalimin e tij, të cilin fjalim, ndoshta nga situata e frika që kishim ne si të rinj, e kam të gjendur në kujtesën time. Mbaj mend që Sula e përfundoi fjalimin e tij me fjalët ‘Duam Kosovën Republikë dhe duam flamurin tonë shqiptar’…”
Nga muaji janar i vitit të kaluar në mënyrë të veçantë spikat shkrimi me titull “Dekoratën e Reisit nuk e luan as topi”, i Agron Vojnikës. Fjala është për dekorimin “Për Arritje Jetësore”, nga Presidenti Donald Trump, për Kryetarin e BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, akorduar në vitin 2017. Vojnika në koment thotë: “Në konfirmimin e fundit që kemi marrë nga Ambasada Amerikane, ndër të tjera thuhet: ‘Zyra jonë në Stejt Departament ka konfirmuar me Shtëpinë e Bardhë se ‘Dekorimi për Arritje Jetësore’ nga Presidenti Donald Trump për Reis-ul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin është aprovuar më datën 24 gusht 2017. Ne me kënaqësi e nënvizojmë këtë Ceremoni në kalendarin tonë për më 28 dhjetor (2017) në Bushi Resort.”
Radhitur sipas muajve, janë me dhjetëra e dhjetëra aktivitete që e karakterizojnë punën e Bashkësisë Fetare Islame, me të gjitha pjesët e saj përbërëse –  Medresenë, Fakultetin e Shkencave Islame…në vitin 2018. Në afër 400 faqe, “Aktivitete 2018” e ruan dhe e arkivon në një botim të jashtëzakonshëm tërë punën e bërë të BFI-së gjatë një viti.

Një vjetar për shumë mote.

[maxgallery id=”11086″][:]

Comments are closed.