BFI, Akademi solemne me rastin e Vitit të Ri, Hixhrij 1435

FEMIUNë një atmosferë impozante dhe program spektakolar Bashkësia Fetare Islame shënoi ndërimin e motmoteve gjegjësisht Vitin e Ri, Hixhrij 1435 përmes një akademie solemne. Këtë solemnitet të realizuar në Sallën Universale në Shkup e bëri edhe më të begatuar prezenca jashtëzakonisht e madhe e pjesëmarrësve të këtij manifestimi. Në këtë akademi solemne prezent ishte Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi , Kryetari i Kuvendit të BFI, anëtarët e Rijasetit, anëtarët e Kuvendit të BFI, ambasador dhe përfaqëseus të ambasadave, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal, përfaqësues institucionesh, nxënës, studentë, sektori civil, media etj.

Fillimisht moderatori i kësaj akademie Abaz Islami përshëndeti të pranishmit dhe bëri hapjen e manifestimit duke prezentuar korin dhe orkestrin e BFI, duke i bërë pritje madhështore dirigjentit Abas Jahja të cilëve u la hapsirëne prezentimit me programin artistik. Në këtë drejtim me përfundimin e paraqitjes së korit ku në fund u falënderuan musafirët të cilët ekskluzivisht kishin ardhur nga Turqia, dr. Ubejdullah Sizikli dhe dr. Muharem Hafiz për të qenë pjesë e programit artistik. Në vijim të këtij programi u prezentua dokumentari ku iu kushtua BFI dhe institucioneve edukativo-arsimore të saj, por gjithashtu edhe atë që e lidh besimtarin me jetën fetare, nga e cila u bë e qartë se Feja Islame është drita që Allahu ia dhuroi njerëzimit dhe se gjithë ajo që buron nga kjo fe është dritë e pashuar. Në fjalën e tij të rastit Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi mes tjerash uroi besimarët mysliman Vitin e Ri Hixhri duke iu dëshiruar shumë fat, suksese dhe zhvillim pozitiv në perspektivë. “ Shpërnguljen, Muhamedi a.s e bëri me shokun e tij për të cilin moment na flet Allahu Fuqiplotë në Kuran: “Allahu i ka ndihmuar atij (Muhamedit a.s.) kur atë e dëbuan pabesimtarët vetë të dytin, kur ata të dy ishin në shpellë e ai i tha shokut të tij: Mos u pikëllo, se Allahu është me ne, pra Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të dhe i ndihmoi atij me ushtrinë që ju nuk e patë…” (Et-Tevbe, 40). Kjo është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore, ku Muhamedi a.s u largua nga vendlindja për të gjetë një shoqëri dhe një mes të ri për të kultivuar dhe zhvilluar lirshëm Islamin dhe vlerat që posedon kjo fe. Ky qëndrim hapi shtigje të reja dhe perspektivë marramendëse që nuk mban mend historia e njerëzimit, e cila u karakterizua me themelimin e një shteti të drejt, ligjor, të papërsëritur dhe i kapshëm për gjithë shoqëritë.” Moderatoi shpalosi Urimin e qendrave islame nga evropa dhe gjetiu, gjegjësisht Urimin e kryetarit të Unionit të Imamëve shqiptar nga Zvicra, z. Rejhan ef. Neziri.

Në pjesën e fundit të këtij manifestim u bë dekorimi i personaliteteve dhe figurave të shquara të cilët janë dëshmuar në lëmi të ndryshme, ku BFI që nga ky vitë e tutje do të ndajë çmimin e artë institucional dhe akademik me emrin “ Myfti Vehbi Dibra”. Çmimi “Myfti Vehbi Dibra” do të jepet për vepër jetike, për gjurmët që lënë pas vete dhe do të mbeten shekuj me rradhë. Çmimet në fjalë i ndau personalisht kryetari i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi. Fillimisht u dekorua Myftiu i Shtipit, h. Isa ef. Isamili, z. Menderes Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore, z. Qerim Lita, zv. Drejtor në Arkivin Shtetërorë të Maqedonisë, z. Harun Ibrahimi- zv. Drejtor në TV shtetëror të Maqedonisë. Kësaj rradhe edhe Unioni i Studentëve pranë FSHI dhe Shoqata e nxënësve

të Medresesë Isa Beu kanë shprehur dëshirë që Reis ul Ulemasë së BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi t’i ndajnë nga një Mirënjohje: “për personalitetit më të madh dhe të shquar aktual fetar të këtyre trevave, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për veprën madhështore dhe të shenjtë në ngritjen, zhvillimin dhe avansimin e arsimimit dhe edukimit të brezave të rinjë dhe perspektivës së kombit dhe fesë- qëndronte në deklaratën e këtyre intelektualëve dhe akademikëve të ardhshëm të popullit dhe shoqërisë tonë”. Ndërsa si përmbyllje e këtij programi Reis Ulema ndau mirënjohjen e Fakultetit të Shkencave Islame për doc. Dr. Fahrudin Ebibi për kontributin e Tij të madh të dhënur në sferën e ngritjes së nivelit arsimor në këtë institucion të lartë shkencor.

730640_10202270939873796_296494866_n 1456972_10202270940433810_2077106008_n 1457095_10202270941993849_816931675_n fjalimi i Reisit
1QWEQWE 11 12bv1 221 321 444 555 666 888 2111d 7777 10000 11111 99999 233331 525558 656665 1231233 12333111 23123123 231231231 FEMIU XHAMIA

Comments are closed.