Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Besimtarët e përkushtuar Memedoski takojnë Reisin

Besimtarët e përkushtuar Memedoski takojnë Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur më 30 dhjetor, 2019, në zyrën e tij në Shkup, besimtarët e përkushtuar-çiftin bashkëshortor hfz. Fatime Memedoska Sefa dhe z. Senaver Memedoski, nga fshati Lisiçan i Kërçovës, të cilët qe 25 vjet jetojnë dhe punojnë në Austri.
Senaver Memedoski rrjedh nga një familje islame bujare, ndërsa vetë ai është aktivist i cili ka kontribuar shumë në përhapjen e mendimit islam. Më parë ai kishte marrë Autorizimin e Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi për të bërë kanalizimin e punëve sipas normativave të BFI-së në fshatin Lisiçan dhe ka qenë shumë mirë i pranuar nga xhemati dhe Myftinia e Kërçovës. Ai – vlerësojnë pranë Zyrës për Shtyp të Kryetarit – ka bërë punë të madhe në këtë drejtim, duke rregulluar raportet ndërnjerëzore në mesin e xhematit dhe duke kthyer rregullin dhe qetësinë në Xhaminë e Lisiçanit. Aktiviteti i tij i fundit është: angazhimi rreth ndërtimit të shtëpisë së hoxhës në atë fshat.
Në takim z. Memedoski ka dhënë raportin për punën e Xhamisë në Lisiçan. Në takim ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, hfz. Fatime Memedoska Sefa, e cila është e diplomuar në institucionet fetare-arsimore të BFI-së, një ndër aktivistet më të njohura në Austri, Gjermani dhe Zvicër, e cila ka Autorizim nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi që të kultivojë Islamin dhe kulturën islame te gjinia femërore. Zonja Memedoska-Sefa aktualisht është aktive në dy xhamitë më të mëdha të Vjenës (Austri). Në ditën e takimit në Rijaset asaj i është dhënë autorizimi i ri “për të punuar në diasporë, ku me aftësitë dhe lidhjet e saj të punojë me pjesëtarët e gjinisë femërore, të angazhohet për donacione për mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së (SHMI Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup), në kultivimin, predikimin dhe interpretimin e Islamit” etj.
Çifti Memedoski nga Lisiçani i Kërçovës e ka çmuar lart takimin me Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin në selinë e BFI-së në Shkup.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni