[:al]Besimtarët bektashinj të mërkurën (22 mars), festuan ditën e Sulltan Nevruzit, ditë kur kremtohet ditëlindja e imam Aliut. Festa në fjalë festohet nga Komuniteti Bektashian që prej 800 vjetësh. Emri “Nevruz” vjen nga persishtja dhe nënkupton mbërritjen e “ditës së re” kur natyra rigjallërohet dhe merr jetë.
Me këtë rast, në selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë u tubuan një numër i madh besimtarësh, ndërsa kanë përcjellë një program të larmishë kulturo-artistik.
Ceremonisë festive me rastin e festës së “Sulltan Novruzit” të organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit në Tiranë, e nën përkujdesjen e Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i janë bashkangjitur edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe përfasqësues trë ndryshëm të komuniteteve fetare shqiptare.
Fillimisht, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar bektashinjtë në mbarë botën me rastin e festës së Sulltan Novruzit, duke nënvizuar se në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Pastaj ka pasuar programi me shumë evente si, koncert festiv, dorezim dekoratash, celebrimi i liturgjise se festes se Sulltan Novruzit, vizitave ne Seline e Shenjte etj.
Të pranishmëve i është drejtuar edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i cili në fjalën e vet ka uruar gjithë besimtarët bektashinj për më shumë paqe, harmoni dhe begati teksa u shpreh se “Sulltan Nevruzi” është festa tradicionale e së djeshmes që vjen në të sotmen e secilit prej nesh si një triumf i ringjalljes dhe i ripërtëritjes së jetës.
Gjithashtu, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve i është drejtuar edhe Reisul Ulema i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi i cili, në këtë event fetar ishte i shoqëruar nga Muftiu i Strugës, Kërçovës dhe bashkëpunotrë të tjerë. Efendi Rexhepi, i ka uruar besimtarët e këtij komuniteti duke u lutur që anekënd botës të ketë vetëm paqje, mëshirë dhe të mira të Zotit. Gjitahshtu H. Sulejman ef. Rexhepi luti Zotin e Plotfuqishëm që Shqiptarët kudo që janë Zoti t’i ndihmojë, t’i raujë dhe t’ju ndihmojë në përpjekjet e tyre për prosperim dhe zhvillim kombëtar.
Ndryshe, në Shqipëri kjo festë daton që prej shekullit XIV, kohë kur u përhap bektashizmi në Shqipëri, kurse si festë fetare është dekretuar që më vitin 1996.
[maxgallery id=”5673″][:]
Comments are closed.